Thaçi nuk i përgjigjet Haradinajt, por flet në emër të tij

Thaçi nuk i përgjigjet Haradinajt, por flet në emër të tij

Po vazhdon kundërthënia në mes të Presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, për korrigjimin e kufijve me Serbinë. I pari i ekzekutivit sot u shpreh se energjia e shpenzuar për idenë e korrigjimit, do të ishte më mirë të adresohej te njohjet nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Mirëpo, […]

I pari i ekzekutivit sot u shpreh se energjia e shpenzuar për idenë e korrigjimit, do të ishte më mirë të adresohej te njohjet nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Mirëpo, Thaçi nuk ka dashur të komentojë këtë deklarim të Haradinajt, por vetëm ka thënë se “edhe kryeministri e do dhe e respekton Luginën”.

Kështu Thaçi u shpreh pas takimit me përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës.

“Edhe kryeministri (Haradinaj), kam biseduar, ju donë dhe ju respekton, kështu që nuk është ndonjë shqetësim në këtë drejtim, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Por, ajo që dëshiroj të them, është se ideja për korrigjimin  kufirit definitivisht e shmang skenarin e ndarjes së Kosovës, idenë e Beogradit e të Rusisë, e mbi të gjitha atë të gjitha atë të themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe  me elemente ekzekutive, diçka e tillë që pretendohet të ndodhë, por natyrisht edhe shkëmbimi”, tha ai.

Madje, Thaçi është i mendimit se bashkimi me Luginën ka ndikim pozitiv në rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Ndihem mirë që rreth 98 përqind e qyqarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc e mbështesin këtë ide në kuadër të korrigjimit të kufijve apo demarkimit të kufirit me Serbinë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Mundësisht kjo një marrëveshje e arritshme në një proces paqësor, e në të njëjtën kohë ligjërisht obligative në rrafshin ndërkombëtar që do të përmbyllej dhe që do të kishte kuptim vetëm me njohjen reciproke Kosovë-Serbi. Pastaj, kjo do t’I hapte mundësi Kosovës edhe për njohe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian gjithashtu edhe heqjen  vetos ruse nga këshilli I Sigurimit, e një njohje globale”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, Sevdail Hyseni BKSH “Perspektiva” nga Lugina e Preshevë, ka thënë se Thaçin nga afër e kanë njoftuar për diskriminimin sistematik nga Beogradi.

“Ideja për korrigjimin e kufijve është një nga idetë më të qëlluara dhe më të mira në kohën kur është lansuar. Ne çka po kemi  mundësi përmes atyre pak mjeteve të informimit që kemi, po mundohemi ta sensibilizojmë dhe afirmojmë një ide të tillë, e cila tek ne dhe tek masa në përgjithësi është hasur ndoshta pak me një dozë të frikës , por është pranuar si e tillë. Kufijtë e tillë duhet gjithësi të korrigjohen që mos të kemi telashe edhe në të ardhmen”, theksoi Hyseni.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?