Thaçi dhe Haradinaj korrigjojnë raportet (Foto)

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka qenë i pranishëm në promovimin e librit të kryeakademik Nexhat Daci me titull ‘Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës’. Në këtë promovim, sic shihet edhe në fotografi, Haradinaj ka qenë bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. “Zëri i intelektualëve gjithnjë ka qenë udhëzuesi më i mirë i […]
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka qenë i pranishëm në promovimin e librit të kryeakademik Nexhat Daci me titull ‘Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës’.
Në këtë promovim, sic shihet edhe në fotografi, Haradinaj ka qenë bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Zëri i intelektualëve gjithnjë ka qenë udhëzuesi më i mirë i rrugëtimit tonë përplot sfida deri në liri dhe shtetndërtim. Pata nderin të isha i pranishëm në promovimin e librit “Lindja e Vështirë e Shtetësisë së Kosovës” me autor, Akademikun dhe politikanin e shquar, Nexhat Daci. Vrojtimi i Akademik Dacit, si një politikan largpamës, për shtetkrijimin tonë, do t’u shërbejë brezave, si pikënisje për ta kuptuar më hollësisht historinë e re të Kosovës”, shkruan Haradinaj përballë fotografive, transmeton Periskopi.
Kujtojmë se Thaçi dhe Haradinaj kohën e fundit kanë ashpërsuar fjalorin ndaj njëri-tjetrit për shkak të idesë së ndryshimit të kufijve.
Kryeministri Haradinaj këmbëngulë se kufijtë ndryshohen veç me luftë derisa presidenti Hashim Thaçi, është treguar mjaft i ashpër në kritikat e tij të fundit ndaj kësaj qasjeje të Haradinajt, duke thënë se ‘janë deklarata populiste që duhet të korrigjohen./Periskopi/















