Thaçi dekoron koleksionisten e veprave të rralla për Skënderbeun

Thaçi dekoron koleksionisten e veprave të rralla për Skënderbeun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar koleksionisten Patricia Nugee me Medaljen Presidenciale të Meritave, e cila është një prej koleksionisteve më të veçanta të veprave për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Presidenti Thaçi ka thënë se koleksionistja Patricia Nugee, që rreth 40 vjet grumbullon libra të rrallë për heroin kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar koleksionisten Patricia Nugee me Medaljen Presidenciale të Meritave, e cila është një prej koleksionisteve më të veçanta të veprave për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Presidenti Thaçi ka thënë se koleksionistja Patricia Nugee, që rreth 40 vjet grumbullon libra të rrallë për heroin kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe ka dhënë kontribut të vazhdueshëm për përhapjen e historisë dhe kulturës albanologjike.

“E vlerësojmë shumë angazhimin tuaj. Keni bërë dhe po bëni një punë të mrekullueshme”,  tha presidenti.

Ndërsa, koleksionistja Patricia Nugee e falënderoi presidentin Thaçi për vlerësimin e lartë të shtetit të Kosovës.

Për nder të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, koleksionistja Patricia Nugee ka sjellë në Prishtinë ekspozitën me libra të rrallë dhe të vjetër për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, në gjuhë të ndryshme të botës, nga autorë të shumtë, në botime e zhanre të ndryshme.

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, këto ditë po ekspozohen 37 libra të botuar në shekujt XVI, XVII dhe XVIII, në Romë, Augsberg, Strasburg, Veneci, Frankfurt, Londër, Lisbonë e Madrid, si dhe në Danimarkë e Suedi./KosovaPress

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?