Tërmet i fuqishëm në Indonezi, lëkunden dyqanet e njerëzit përplasen mureve (Video)

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një dyqani, kanë filmuar momentin kur tërmeti i fuqishëm i bëri qytetarët që ishin brenda të përplasen në mure e të rrëzohen në dysheme nga dridhjet e mëdha. Videoja e filmuar në pjesën jugore të Palu në ishullin Sulawesi, Indonezi, shfaq momentin kur qytetarët që po bënin “shoping” rrëzohen […]
Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një dyqani, kanë filmuar momentin kur tërmeti i fuqishëm i bëri qytetarët që ishin brenda të përplasen në mure e të rrëzohen në dysheme nga dridhjet e mëdha.
Videoja e filmuar në pjesën jugore të Palu në ishullin Sulawesi, Indonezi, shfaq momentin kur qytetarët që po bënin “shoping” rrëzohen në dysheme dhe disa të tjerë dalin me vrap të tmerruar.
Pamjet janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të 28 shtatorit, ndërsa janë publikuar vetëm tani.
Tërmeti prej 7.5 ballë që goditi vendin shkaktoi një numër të madh viktimash, ndërsa autoritet indoneziane kanë konfirmuar se bëhet fjalë për mbi dymijë të vdekur.












