Të dhënat e fundit, ja sa shqiptarë jetojnë në Gjermani

Të dhënat e fundit, ja sa shqiptarë jetojnë në Gjermani

Të dhënat e përpunuara të “Scan” të mundësuara nga Zyra Federale e Statistikave në Gjermani tregojnë se në parajsën aktuale të shqiptarëve, jetojnë rreth 50 mijë shqiptarë nga Shqipëria, dhe rreth 130 mijë shqiptarë nga Kosova. Numri total i shqiptarëve nga Shqipëria, sipas KJ, duket tepër i vogël, po të kemi parasysh flukset e larta […]

Numri total i shqiptarëve nga Shqipëria, sipas KJ, duket tepër i vogël, po të kemi parasysh flukset e larta migratore të shqiptarëve gjatë 4 viteve të fundit. Deri në 1 janar të vitit 2017 në Gjermani numërohet të kenë qenë rreth 49 mijë shqiptarë. Por, për të kuptuar realisht se sa janë shtuar shqiptarët në Gjermani, mjafton të themi se në vitin 2013, në ekonominë më të madhe të Evropës jetonin vetëm 14 mijë shqiptarë. Pra, në 4 vite, rritja fiksohet në rreth 260%.

Zyra Federale e Statistikave në Gjermani sqaron kështu për `Scan` se, në vitin 2010 në vend jetonin vetëm 10. 130 shqiptarë nga Shqipëria. Po të bëjmë krahasim me vendet e tjera të Europës, asnjë popull tjetër nuk ka pësuar një rritje kaq të madhe të emigrantëve, duke i dhënë trajtën e një dyndje të vërtetë.

Të njëjtat të dhëna tregojnë gjithashtu se, shqiptarët nuk janë dorëzuar. Gjatë vitit të kaluar, numërohen rreth 10600 të cilët kanë hyrë në gjermani, në rritje të lehtë me vitin paraardhës. Rekordi i shqiptarëve në Gjermani ndërkohë është në vitin 2015, kur pjesa dërrmuese hynë si azilkërkues.

Atëherë Gjermania numëronte 75 mijë shqiptarë që jetonin në vend dhe rreth 68 mijë hyrje. Që prej vitit 1991 numri i shqiptarëve që kanë hyrë në Gjermani është luhatur ndjeshëm, dhe këtë e tregon qartë grafiku, ku tendenca pas vitit 2013 është e qartë.

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?