Tahiri: Senet e mira vijnë ngadalë, i erdhi radha edhe Ferizajit

Tahiri: Senet e mira vijnë ngadalë, i erdhi radha edhe Ferizajit

Deputeti i AKR’së në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri u përfol në media se ka qenë shkaktar i shkarkimit të ministrit Bejtush Gashi i cili ishte i ngarkuar në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme. Ndonëse, kjo u pa si shantazh që deputeti po ia bën Qeverinë në këmbim të votës së tij, Tahiri […]

Deputeti i AKR’së në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri u përfol në media se ka qenë shkaktar i shkarkimit të ministrit Bejtush Gashi i cili ishte i ngarkuar në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme.

Ndonëse, kjo u pa si shantazh që deputeti po ia bën Qeverinë në këmbim të votës së tij, Tahiri e quan kërkesen e tij që qeveria të ketë ministër të Ferizajt krejt legjitime.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk u bë rehat me ministra pasi, para Gashit ishte shkarkuar ministri i parë i kësaj ministrie, Flamur Sefaj.

Ndërsa, emërimi i ministrit të ri, Ekrem Mustafa, ka gëzuar veçmas një deputet. Labinot Tahiri prej kohësh kërkonte që të ketë një ministër që vjen nga Ferizaj.

Ndaj Tahirit u drejtuan fyerje e sharje, se e ka shantazhuar AKR-në për emërimin e lokalistit të tij, mirëpo ai sot, për lajmi.net, e ka komentuar gjithë rrjedhën e ngjarjes.

Tahiri i ka thënë se janë injorantë të gjithë ata që po e quajnë kërkesën e tij legjitime, shantazh, pasi thotë se kjo kërkesë ka mundur të jetë prej secilit deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Disa nga analistët që nuk ja donë të mirën Ferizajt, e paskan pas shumë të vështirë të pranojnë faktin se Ferizaj mund ta ketë një ministër. Nuk jam sjellë kurrë si lokalist për arsye se i takoj Kosovës, dhe jam deputet me gjithë votat e shqiptarëve të Kosovës”, është shprehur ai.

Tutje, deputeti ka thënë se nuk është e nevojshëm gjithë kjo zhurmë pasi ministri nuk i takon vetëm Ferizajt, por gjithë Kosovës.

“Çdo deputet ka të drejtë, nga vendi që vjen, me kërku të mira për familjen e tij, familja ime është Ferizaj. Po të kishte pasur Ferizaj ministër sigurisht që kurrë nuk të kisha ngrit zërin, por nuk do të thotë, sic po flitet e po diskutohet nga disa injorant se gjoja kam shantazhu. Unë nuk shantazhoj askënd, e as nuk i duroj shantazhet e as kërcënimet, nuk jam i tillë. Unë jam i drejtë, luftoj për të drejta e qytetarëve të Ferizajt, për të drejtat e qytetarëve të Kosovës. Nuk do të thotë që ne po e marrin ministrinë e po e çojmë në shpi, por ministri i takon krejt Kosovës”, ka thënë mes tjerash Tahiri për lajmi.net.

Deputeti që dikur ishte pjesë e Grupit Parlamentar të AKR-së, tani vepron si deputeti i pavarur tha se kërkesa e tij për të pasur një ministër nga Ferizaj, ishte qysh në kohen e formimit të Qeverisë.

“Në momentin që është formu qeveria unë kam pasur kërkesë që Ferizaj të jetë më ministër, nuk ka ndodhë kjo sot. Kjo është shumë e qëlluar për ata që mendoj mirë me kokën e tyre. Unë e kam kërkuar qe 1 vit, pse nuk kanë kërkuar deputetët e tjerë ose të tjerë politikanë të Ferizajt në të kaluarën nuk e di. Por, neve në momentin që jemi futur në qeveri, i kam kërku që Ferizaj ta ketë një ministër, por nuk i kamë dhënë presion kurrë”, potencoi ai.

Kjo ujdi, sipas Tahirit, është arritur së bashku me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Me presidentin tonë, Behgjet Pacolli e kemi bërë me mirëkuptim, që kur të bëhet reformatimi i ministrave, që ndodhë çdo gjashtë muaj, siç po i bëjnë edhe të tjera parti politike, jo vetëm AKR-ja, atëherë do t’i vine koha edhe i Ferizajt. Sikur të kisha qenë shantazhues, apo njëri që kisha bërë presione siç po flitet, që është shumë e pahijshme kjo. Unë që kur është formuar Qeveria, më 7 shtator, u kisha thënë se nuk e keni votën time se Ferizaj nuk e kanë këtë, këtë, këtë. Kam qenë shumë i mirëkuptueshëm, sepse unë jam durimtar dhe me kohë senet e mira vijnë ngadalë”, deklaroi deputeti.

Tahiri tha se duhet të kihet parasysh se nuk ka të bëjë kjo me manipulim ose gjera të tjera personale në lidhje me rastin.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?