Tahiri: OKB një ditë do të angazhohet, drejtësia do të vijë

Ish-kryenegociatorja në dialgun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se qysh në vitin 2014-të Kosova ka dërguar një letër në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për të pranuar petenicionin me 115000 nënshkrime të qytetarëve të Kosovës për drejtësi ndërkombëtare për gratë viktima të luftës. Por, siç thotë ajo ende askush nga OKB nuk kanë treguar gatishmërinë […]
Ish-kryenegociatorja në dialgun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se qysh në vitin 2014-të Kosova ka dërguar një letër në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për të pranuar petenicionin me 115000 nënshkrime të qytetarëve të Kosovës për drejtësi ndërkombëtare për gratë viktima të luftës.
Por, siç thotë ajo ende askush nga OKB nuk kanë treguar gatishmërinë për të sjellë drejtësinë ndaj kësaj shoqërie.
Këto reagime Tahiri, i bëri pas rrëfimit të të njërës nga të mbijetuarat e dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, për të cilën tha se e mbështet fuqishëm sikurse dhe 20 mijë të tjerët që përjetuan ngjarje të tilla.
Letrën për ta pranuar këtë peticion Tahiri thotë se e dorëzuan në OKB te Sekretari Gjeneral.
“Ne gjithë shqiptarët jemi me ty dhe gjithë 20000 gratë që pësuan gjatë luftës. Ne vitin 2014, ne organizuam peticionin për drejtësi ndërkombëtare për gratë viktima të luftës, të cilin e nënshkruan 115000 qytetarë të Kosovës. Ndonëse ende nuk kanë treguar gatishmërinë, një ditë do të detyrohen ta pranojnë këtë peticion dhe të angazhohen për të sjellë drejtësinë. Do të jemi me ju, do jemi zëri juaj, sepse vetëm së bashku mund t’i zbusim plagët e luftës”.
Ky është postimi i saj i plotë:
“E dashur Vasfije, sot Kosova dhe gjithe shqiptaret jane krenar me ju – me kurajon tuaj per te rrefyer tragjedine personale te shkaktuar nga gjenocidi serb kunder shqiptareve, gjate luftes ne Kosove. Drejtesia vonohet por vjen nje dite dhe kriminelet do ta marrin denimin e merituar. Ne gjithe shqiptaret jemi me ty dhe gjithe 20000 grate qe pesuan gjate luftes. Ne vitin 2014, ne organizuam peticionin per drejtesi nderkombetare per grate viktima te luftes, te cilin e nenshkruan 115000 qytetare te Kosoves. Ju drejtuam me leter OKB-se./
Sekretarit Gjeneral per ta pranuar kete peticion. Ndonese ende nuk kane treguar gatishmerine, nje dite do te detyrohen ta pranojne kete peticion dhe te angazhohen per te sjelle drejtesine. Do te jemi me ju, do jemi zeri juaj, sepse vetem se bashku mund ti zbusim plaget e luftes. Sot ju shkruat nje faqe te re ne historine tragjike te Kosoves dhe shqiptareve. Liria dhe pavaresia qe kemi sot, ka lindur nga lufta e sakrfifica e shqiptareve, te cilen ju e treguat me shembullin tuaj, me nje qendrim te vecant emocional – te tille qe na beri te gjitheve ne salle te perlotemi por te ndjehemi te forte sic ishe ti e forte.
Respekt perhere! Edita Tahiri”












