SUSHK letër UP-së, kërkon t’i vazhdohet mandati Esat Kelmendit

SUSHK letër UP-së, kërkon t’i vazhdohet mandati Esat Kelmendit

Sindikata e Universiteteve dhe e Shkencës së Kosovës (SUSHK) i ka drejtuar një letër këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës ku po kërkon që sekretarit të përgjithshëm të UP-së, Esat Kelmendi t’i vazhdohet mandati në bazë të performancës së treguar. Këtë letër të cilën e posedon gazeta Koha Ditore, SUSHK-u ja ka drejtuar UP-së një […]

Sindikata e Universiteteve dhe e Shkencës së Kosovës (SUSHK) i ka drejtuar një letër këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës ku po kërkon që sekretarit të përgjithshëm të UP-së, Esat Kelmendi t’i vazhdohet mandati në bazë të performancës së treguar.

Këtë letër të cilën e posedon gazeta Koha Ditore, SUSHK-u ja ka drejtuar UP-së një ditë më parë. Për vazhdimin ose jo të mandatit të sekretarit, Këshilli Drejtuesi Universitetit pritet të vendosë sot në mbledhjen që pritet ta mbajë në ora 14:00.

Image

Në fillim të këtij muaji, rektori i UP-së, Marjan Dema i ka bërë kërkesë Këshillit Drejtues të UP-së për vazhdimin e mandatit të sekretarit i mirëpo kjo po kundërshtohet nga anëtarët e këshillit. Burime të gazetës brenda Rektoratit kanë thënë se disa anëtarë të këshillit përfshirë edhe vet kryetaren po kërkojnë që për pozitën e sekretarit të shpallet konkurs dhe jo të ketë vazhdim të mandatit.

Për vazhdimin e mandatit të sekretarit kanë dhënë qëndrim edhe Ministria e Administratës Publike (MAP) dhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë (KPMSHCK) duke e vlerësuar të ligjshëm një veprim të tillë, transmeton Koha.net.

Në opinionin ligjor të MAP thuhet se pozita e sekretarit të përgjithshëm të UP-së është pozitë e lartë e nivelit drejtues. Sipas këtij, opinioni, bazuar në ligjin për shërbyes civil, pas përfundimit të mandatit nëse performanca e tij ka qenë e kënaqshme titulli i institucionit mund të ja vazhdojë kontratën edhe për 5 vjet.

E sipas vlerësimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës (KPMSHCK) nuk ekziston asnjë pengesë ligjore që nëse sekretari i përgjithshëm i UP-së ka treguar performancë pozitive dhe ka vlerësime pozitive nga eprori i tij ti vazhdohet mandati siç e parashohin dispozitat ligjore në fuqi, respektivisht rregullorja Nr, 06/2012 për pozitat e larta drejtuese në shërbimin civil.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?