Studiuesi: Shqiptarët s’i bashkon asgjë me njëri-tjetrin – Evropa e krijoi për inatin e serbëve

Një teolog katolik dhe historian i quajtur Goran Sariç ka marrë mjaft vëmendje sot në mediat serbe pas deklaratave të tij në lidhje me shqiptarët dhe formimin e shtetit shqiptar. Në një takim të mbajtur në Novi Sad ku të pranishëm ishin qindra persona, Sariç u shpreh se perëndimi ia ka patur gjithnjë me hile […]
Një teolog katolik dhe historian i quajtur Goran Sariç ka marrë mjaft vëmendje sot në mediat serbe pas deklaratave të tij në lidhje me shqiptarët dhe formimin e shtetit shqiptar.
Në një takim të mbajtur në Novi Sad ku të pranishëm ishin qindra persona, Sariç u shpreh se perëndimi ia ka patur gjithnjë me hile Serbisë dhe se kanë ndihmuar shqiptarët dhe turqit në mënyrë që të mos lejonin ekspansionin e sllavëve, raporton Albeu.com.
Madje, Sariç shkon edhe më larg duke thënë se shqiptarët nuk i bashkon asgjë me njeri-tjetrin.
“Duket se fitorja e fundit diplomatike e Austro-Hungarisë ishte krijimi i një shteti heterogjen nga aspekti fetar me katër fe të ndryshme me fise që nuk e duronin njeri-tjetrin.
Ishte një mishelë, e cila bashkëpunoi dhe ra dakord me çdo pushtues. Kur ushtria serbe çliroi Shkodrën dhe Durrësin, fuqitë e mëdha si Anglia dhe Austro-Hungaria na detyruan që të mos ‘shkonim përtej lumit Drin’.
Dhe përse e bënë këtë? E bënë që sllavët e jugut të mos bashkoheshin dhe Rusia të mos kishte dalje në Adriatik. Në fakt, kjo ndodhi disa vite më vonë, ne u bashkuam nën Jugosllavinë”, tha ai.













