‘Stobi Flips’ sponzor gjeneral i Ligave të Kategorive të Reja të Basketbollit

‘Stobi Flips’ sponzor gjeneral i Ligave të Kategorive të Reja të Basketbollit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe kompania “Vitaminka” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku “STOBI FLIPS” do të jetë sponzor gjeneral i të gjitha ligave të kategorive të reja, në të dyja konkurrencat. Marrëveshja njëvjeçare është nënshkruar sot në zyre të FBK-së nga përfaqësuesi i kompanisë “Vitaminka”, Luan Ajeti dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, […]

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe kompania “Vitaminka” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku “STOBI FLIPS” do të jetë sponzor gjeneral i të gjitha ligave të kategorive të reja, në të dyja konkurrencat.

Marrëveshja njëvjeçare është nënshkruar sot në zyre të FBK-së nga përfaqësuesi i kompanisë “Vitaminka”, Luan Ajeti dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së:

“Stobi Flips ka qenë sponzor gjeneral i Përfaqësueses U18 të Kosovës dhe FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C që është mbajtur në fund të muajit korrik në Prishtinë dhe ashtu si ne edhe kompania Vitaminka jemi ndarë të kënaqur me mënyrën e bashkëpunimit, andaj edhe kemi vendosur që të gjejmë një tjetër mënyrë për të vazhduar këtë bashkëpunim, dhe kështu kemi vendosur bashkërisht që Stobi Flips të jetë marka që të do të mbështesë të gjitha ligat e kategorive të reja në të dyja konkurrencat.

Për ne është nder dhe kënaqësi që ligat tona të bartin si parashtesë emrin e një marke të fortë siç është Stobi Flips”.

Luan Ajeti, përfaqësues i kompanisë “Vitaminka”:

“Për ne është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të përkrahim rininë tonë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, andaj edhe kemi vendosur që kësaj radhe të përkrahim sportin, pra djemtë dhe vajzat e reja që luajnë basketboll.

Gjatë verës e kemi mbështetur Përfaqësuesen U18 të meshkujve dhe organizimin e Kampionatit, andaj edhe triumfi i kësaj Përfaqësuese na ka bërë krenar dhe kështu kemi vendosur që të vazhdojmë bashkëpunimin me FBK-në nëpërmjet sponzorizimit të ligave të kategorive të reja”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?