Sonte rrëfehet publikisht Vasfije Krasniqi, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Sonte rrëfehet publikisht Vasfije Krasniqi, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Vasfije Krasniqi-Goodman ka marrë guximin që të rrëfehet publikisht për dhunën seksuale që ka përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1999, për vetëm një arsye: inkurajimin e grave të tjera që kanë përjetuar të njëjtën gjë sikurse ajo. Krasniqi-Goodman ka paralajmëruar se rrëfimin e saj për dhunën që ka përjetuar në luftë ka […]

Vasfije Krasniqi-Goodman ka marrë guximin që të rrëfehet publikisht për dhunën seksuale që ka përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1999, për vetëm një arsye: inkurajimin e grave të tjera që kanë përjetuar të njëjtën gjë sikurse ajo.

Krasniqi-Goodman ka paralajmëruar se rrëfimin e saj për dhunën që ka përjetuar në luftë ka vendosur që ta ndajë me të tjerët në një intervistë që do të transmetohet sonte nga ora 22:00 në transmetuesin publik të Kosovës.

“Kam vendosur që të dalë publikisht për t’i inkuarjuar viktimat e dhunës seksuale”, ka thënë Vasfije Krasniqi-Goodman në një shkrim të publikuar në rrjetin social Twitter, teksa ka paralajmëruar se do të rrëfehet publikisht në televizionin publik.

Rrëfimi i paralajmëruar i Krasniqi-Goodman do të jetë i pari i dhënë ndonjëherë publikisht në një televizion nga një grua e dhunuar seksualisht gjatë luftës së Kosovës.

36-vjeçarja, e cila kishte qenë vetëm 16-vjeçare në kohën kur i ishte nënshtruar torturave dhe dhunimit seksual, tanimë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e dy fëmijëve.

Për vendimin e Vasfije Krasniqi-Goodman është deklaruar sot edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook është shprehur se “momente të tilla janë prekëse” dhe se shembulli i Vasfijës “është tregim i shpresës dhe guximit”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?