Si e bënë vëllezërit Thaçi kundërligjshëm drejtor personin që sot e rrahu Ganiu

Si e bënë vëllezërit Thaçi kundërligjshëm drejtor personin që sot e rrahu Ganiu

Sot u raportua se vëllai i presidentit Thaçi, Gani Thaçi sulmoi fizikisht drejtorin e Byrosë së Sigurimeve të Kosovës, në një mbledhje që byroja po mbante gjatë ditës së sotme. U raportua po ashtu, se pas Pushkolli Thaçi e ka sulmuar edhe një prej drejtorëve të një kompanie private të sigurimeve në Kosovë. Megjithëse Thaçi […]

Megjithëse Thaçi e Pushkolli përfunduan në një konflikt fizik, ardhja e Pushkollit në krye të BKS-së, ishte e lidhur ngushtë me ndikimin e vëllait të presidentit, mekanizëm për të cilin raportohet shpesh që kontrollohet nga presidenti e vëllai i tij, shkruan Periskopi.

Për të ardhur në këtë pozitë, Pushkolli e kishte pasur edhe përkrahjen e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Byrosë Gani Thaçit në vitin 2016. Pushkolli ishte zgjedhur drejtor në këtë pozitë, ndonëse ditë më parë auditori brendshëm kishte konstatuar shkelje serioze gjatë procesit zgjedhor.

Periskopi do të shpjegojë pse zgjedhja e Pushkollit në këtë pozitë, që e mbanë sot, ishte e kundërligjshme, gjë për të cilën kishte reaguar edhe Auditori.

Auditori në vitin 2016 kishte thënë se procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri të BKS-së ishte i manipuluar.

“Vendimi për formimin e Komisionit për kryerjen e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor ekzekutiv është nënshkruar nga kryesuesi i Asamblesë së BKS-së, Blerim Pushkolli, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.07.2016. Propozimi nga ana e Komisionit për kandidatin e lartpërmendur paraqet konflikt interesi, pasi që vota e kryesuesit të Asamblesë Pushkollit në mbledhjen ku është votuar për formimin e Komisionit, i cili ka pasur detyrë të përzgjedhë kandidatët e mundshëm për votim në Asamble të Përgjithshme të Byrosë për drejtor ekzekutiv, implikon konflikt interesi – ushtrim të ndikimit të drejtpërdrejtë te anëtarët e Komisionit, favorizon kandidatin Blerim Pushkolli”, thuhej në raportin e Auditorit.

Përkundër kësaj, asambleja dhe më pas BQK-ja, e kishin aprovuar zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Reagimet e Auditorit nuk ishin ndalur, duke e cilësuar tërësisht të jashtëligjshëm procesin e zgjedhjes drejtor të Pushkollit.

Por, pas zgjedhjes së Pushkollit në këtë pozitë sërish ka reaguar auditorit i brendshëm duke e cilësuar si të jashtëligjshëm procesin e zgjedhjes.

Auditori tërhiqte vërejtjen se drejtori ekzekutiv i Byrosë zgjidhet kandidati i cili merr 2∕3 e votave të anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme.

“Duke pasur parasysh se BKS-ja ka gjithsej dymbëdhjetë anëtarë, atëherë shumica prej 2∕3 e anëtarëve të Byrosë është tetë anëtarë. Pas përfundimit të votimit në Asamble të Përgjithshme me datë 07.09.2016 asnjëri nga tre kandidatët e propozuar për drejtor ekzekutiv nga Komisioni nuk ka marrë votat e nevojshme 2∕3 e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme që duhet të jenë 8 (tetë) vota për të konstatuar se procesi përfundoi në bazë të Statutit të Byrosë, nenit 21, që përcakton mënyrën e zgjedhjes së drejtorit ekzekutiv”, thuhej në raportin e Auditorit.

Kundër vendimit për zgjedhjen e Pushkollit në këtë institucion kishin reaguar edhe përfaqësuesi i kompanisë së sigurimeve “Siguria” dhe ai i kompanisë së sigurimeve “Insig”. Në letrën e përfaqësuesit të kompanisë “Siguria” drejtuar Asamblesë thuhej se me dispozita të BKS-së, drejtori i Byrosë zgjidhet me 2/3 e votave të anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme.

“Të nderuar anëtarë të Asamblesë, drejtor të kompanive të sigurimeve ju njoftoj se bazuar në dispozitat e BKS-së çdo vendim i kryesuesit të Asamblesë, apo i kujtdo qoftë i pabazuar në nenin 21 të statusit të BKS-së që ka të bëjë me përzgjedhjen e drejtorit ekzekutiv është i pavlefshëm pasi që është i njohur parimi në jurisprudencë se ligji special e dërgon ligjin gjeneral, në rastin konkret baza ligjore e vendimit 1300/13 nuk është në përputhje me nenin përkatës e i cili është i karakterit special dhe detyrues në rastin konkret. Për ne çdo tendencë për të tentuar të legjitimohet një vendim pa baza ligjore është i papranueshëm dhe jo obligativ. Kërkojmë nga organet kompetente që të merren me rastin konkret dhe të pamundësojnë që vendime të tilla në të ardhmen të mos përsëriten”, thuhet në letrën dërguar Asamblesë.

Po ashtu kundër ka reaguar edhe përfaqësuesi i kompanisë së sigurimeve “Insig”. Në letrën që edhe ky i ka dërguar Asamblesë thotë se i bashkohet logjikës dhe analizës së saktë juridike të kompanisë “Siguria”.

“Është e vështirë të reagosh në situata të tilla, por personalisht ftoj Besartin që ta tërheqë nënshkrimin e tij dhe njëkohësisht Blerimin që të reagojë personalisht”, thuhet në letrën e përfaqësuesit të kompanisë së sigurimeve “Insig” drejtuar Asamblesë. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?