Shtyhet edhe për tre muaj afati i hetimit për Saimir Tahirin

Prokuroria e Krimeve të Rënda shtyu edhe me 3 muaj të tjerë afatin e hetimeve për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, i cili është nën hetim për veprat penale “trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal” si dhe “korrupsion pasiv i funksionareve të lartë shtetërore”, bën të ditur […]
Sipas vendimit te Prokurorisë për Krime të Rënda, të siguruar nga ABC News, mësohet se prokurorët kanë kërkuar më shumë kohë për hetimin e Tahirit pasi janë në pritje të një përgjigjeje për një letër porosi të dërguar në Itali, si dhe duhet te kryhen disa veprime hetimore për përgjigjen e ardhur nga autoritetet e Malit të Zi, pas një letërporosie të dërguar në këtë vend. Po ashtu prokuroria sqaron se duhet të kryehen disa hetime pasurore për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
Shtyrja e afatit të hetimit deri në 17 janar 2019 u bë me vendim të prokurorëve të çështjes Gentian Osmani, Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arens Çela, pas përfundimit të afatit të vendosur më herët nga Gjykata e Krimeve të Rënda për këtë hetim.












