Shqiptari Fatmir T. arrestohet për vrasjen e një gruaje në Zvicër

Shqiptari Fatmir T. arrestohet për vrasjen e një gruaje në Zvicër

Në një banesë në rrugën “Talackerstrasse” të Frauenfeldit, të martën është gjetur kufoma e një gruaje të vdekur. Policia zvicerane dyshon në një akt vrasjeje. Pas një aksioni të madh, të mërkurën është arrestuar një 19-vjeçar në Aeroportin e Cyrihut, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch Mbrëmjen e së martës, në rrugën “Talackerstrasse” të Frauendfeldit ka ndiodhur […]

Në një banesë në rrugën “Talackerstrasse” të Frauenfeldit, të martën është gjetur kufoma e një gruaje të vdekur. Policia zvicerane dyshon në një akt vrasjeje. Pas një aksioni të madh, të mërkurën është arrestuar një 19-vjeçar në Aeroportin e Cyrihut, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch

Mbrëmjen e së martës, në rrugën “Talackerstrasse” të Frauendfeldit ka ndiodhur një krim: Një grua kishte zbuluar kufomën e një gruaje të vdekur në banesën fqinje. Që atëherë, gjurmët e një personi u humbën, ndërsa policia po e kërkonte me një kontigjent të madh nëpër të gjithë Zvicrën. Bëhet fjalë për Fatmir T. (19). Sipas gazetës “Blick” ai ishte duke vijuar një praktikë mësimi në rajon, përcjell Albinfo.ch.

Më pas, të mërkurën në mëngjes informata: Një 19-vjeçar i dyshuar është kapur. Policia zvicerane ka kapur shtetasin italian, në kantonin e Cyrihut. “Njeriu u arrestua në Kloten në zonën e aeroportit”, konfirmon Matthias Graf, zëdhënës i Policisë së Thurgaut, informon Albinfo.ch. Mbetet e paqartë nëse i dyshuari ka dashur të largohej nga vendi.

Banorja Trudi Widmer (87) është dashur ta dëgjojë gjithë dramën gjatë vrasjes në Talackerstrasse. Edhe një ditë pas rastit, ajo ende është mjaft e tronditur. “Nuk më hiqen nga mendja britmat e zhurmshme në shkallë. Në tmerrin dhe panikun që ndjehej në zërin e anëtarëve të familjes. Dhe pastaj djali i vogël, ndoshta anëtari më i ri i familjes, i cili ishte ulur në dhomën e ndenjës pranë fqinjit tim”, thotë Widmer. Ai ka parë gjithçka. “Unë me të vërtetë jam tronditur”. Më shumë se një jetë ishte shkatërruar këtë mbrëmje. “Cili fëmijë mund të përballojë një pamje të tillë?”

Në shkallët e ndërtesës, martën ajo ka dëgjuar britmat e personave. “Në një gjuhë që nuk e kuptoja,” vazhdon Widmer. Gruaja e vrarë duhet të ketë qenë nënë, por ende nuk është  konfirmuar.

I dyshuari i menjëhershëm, Fatmir T. që javën e kaluar kishte shkaktuar probleme. Kjo është konfirmuar nga vendi i praktikës së tij në Aadorf. Atje, elektricisti i ardhshëm kishte marrë një armë me vete, që kishte shkaktuar ankth të madh në vendin e punës. Prandaj, policia kantonale e Thurgaut u mobilizua dhe ia konfiskoi armën. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Matthias Graf, informon më tej Albinfo.ch.

Pra, Fatmiri ishte i njohur për policinë. Si ka mundur të shkaktohet akti i tmerrshëm i së martës? Graf thekson: “Gjatë intervenimit të javës së kaluar nuk kishte asnjë arsye për paraburgim, pasi i dyshuari nuk kishte kërcënuar askënd”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?