Shpërndanin drogë pranë shkollës, 7 persona dërgohen në polici

Shpërndanin drogë pranë shkollës, 7 persona dërgohen në polici

Në kuadër të aksionit për kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri, personave në kërkim , apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në afërsi të shkollave, policia vijon kontrollet në lokale dhe akset rrugore. Sot është  goditur një tjetër tentativë për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla. Efektivët […]

Në kuadër të aksionit për kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri, personave në kërkim , apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në afërsi të shkollave, policia vijon kontrollet në lokale dhe akset rrugore.

Sot është  goditur një tjetër tentativë për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, bazuar dhe  në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në afërsi të një shkolle, mund të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ardit Lleshi, 28 vjeç, banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga  shërbimet e Policisë në një lokal në afërsi të një shkolle, shtetasit të lartpërmendur në momentin e arrestimit i gjetën  një sasi lënde narkotike  rreth  6.22 gramë  e dyshuar Canabis Sattiva, që e kishte gati për ta shitur.

Shërbimet e Policisë kanë  vijuar kontrollet   në ambiente të tjera dhe në aksin rrugor , ku kanë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim edhe  6 persona, kryesisht me precedentë penal të mëparshëm, si dhe kanë bllokuar 2 mjete për mungesë të  dokumentacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?