Shokuese: Gjendet eksploziv afër shtëpisë së Bill dhe Hillary Clintonit

Policia Federale dhe Shërbimet Sekrete po hetojnë një pako të dyshimtë të gjendur afër shtëpisë së ish presidentit Bill Clintonit dhe gruas së tij Hillaryt në Chappaqua të New Yorkut, transmeton NBC News, përkthen në shqip Periskopi. Paketa mund të përmbante një bombë të ngjashme me atë që u gjet në kutinë postare të miliarderit […]
Policia Federale dhe Shërbimet Sekrete po hetojnë një pako të dyshimtë të gjendur afër shtëpisë së ish presidentit Bill Clintonit dhe gruas së tij Hillaryt në Chappaqua të New Yorkut, transmeton NBC News, përkthen në shqip Periskopi.
Paketa mund të përmbante një bombë të ngjashme me atë që u gjet në kutinë postare të miliarderit George Soros në të njëjtin shtet ditë më parë.
Një burim i New York Times tha që materia eksploduese ishte gjetur në një paketë, por ende nuk ka konfirmim zyrtar për çështjen.
Në rastin e Sorosit, një punëtor e gjeti paketën dhe e thirri policinë, të cilët më pas thirrën përforcime. /Periskopi












