Shkak i aksidenteve: Për nëntë muaj humbën jetën 90 persona në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike të aksidenteve në trafik. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës në periudhën janar-shtator të këtij viti 90 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacionin rrugor, prej të cilëve) 17 këmbësorë, […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike të aksidenteve në trafik.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës në periudhën janar-shtator të këtij viti 90 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacionin rrugor, prej të cilëve) 17 këmbësorë, 35 shoferë dhe 38 pasagjerë.
Me tej në komunikatë thuhet se Instituti Kombëtar vite me radhë shpreh shqetësimin lidhur me numrin e madh të aksidenteve në trafik, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen qindra persona që paraqesin shifra alarmante dhe shumë shqetësues fakti se shumica e viktimave janë këmbësorë.












