Shefi i protokollit e qet në rrenë myftiun Tërnava: Trupi i Rugovës nuk u la, ai u varros me rroba dhe shall

Sali Cacaj, i cili ishte shef i protokollit dhe anëtar i këshillit për organizimin e ceremonisë e varrimit ka demantuar myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën dhe paraardhësit të tij, Rexhep Boja. Cacaj ka thënë se asnjë rit fetar nuk është kryer gjatë ceremonisë së varrimit të presidentit të ndjerë Rugova. “Ajo që deklarojnë kushdoqoftë, në […]
Sali Cacaj, i cili ishte shef i protokollit dhe anëtar i këshillit për organizimin e ceremonisë e varrimit ka demantuar myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën dhe paraardhësit të tij, Rexhep Boja. Cacaj ka thënë se asnjë rit fetar nuk është kryer gjatë ceremonisë së varrimit të presidentit të ndjerë Rugova.
“Ajo që deklarojnë kushdoqoftë, në këtë rast edhe zotri Boja, sepse nuk kemi paraparë asnjë ceremoni fetare”, thotë Cacaj.
Ai tregon se ka vepruar kështu pasi kjo ishte një dëshirë e Presidentin Rugova, që vdiq 12 vjet më parë.
Sic thotë Cacaj, i cili ka përcjellë deri në detaje të gjithë ceremominë e varrimit, Presidenti Rugova ka dashur që çdogjë në varrimin e tij të ketë elemente kombëtare dhe njerëzore
“Kemi vepruar kështu sepse kjo ka qenë dëshirë e Presidentit Rugova. Që gjithçka të jetë njerëzore dhe kombëtare”, ka thënë Cacaj.
Po ashtu, ai ka treguar se Presideni Rugova është varrosur i veshur me të gjitha rrobat e tij, përfshirë edhe shallin.
Ndërkaq, myftiu Tërnava të enjten ka thënë në emisionin Pressing se Rugova ka vdekur si mysliman dhe trupin e tij e ka larë Reshep Boja, sipas ritualit fetar.












