Shefi i FMN-së: Rritja e skemave pensionale e qon Kosovën në krizë fiskale

Shefi i FMN-së: Rritja e skemave pensionale e qon Kosovën në krizë fiskale

“Buxheti i Kosovës nuk mund të përballojë një rritje aq të shpejtë të shpenzimeve për skemat sociale. Të mos i përmendim skemat e tjera pensionale që janë duke u shqyrtuar. Po që se do të zbatoheshin edhe ato, shpenzimet do të rriteshin në shkallë të paqëndrueshme”, thotë ndër të tjera në një intervistë për Radion […]

“Buxheti i Kosovës nuk mund të përballojë një rritje aq të shpejtë të shpenzimeve për skemat sociale. Të mos i përmendim skemat e tjera pensionale që janë duke u shqyrtuar. Po që se do të zbatoheshin edhe ato, shpenzimet do të rriteshin në shkallë të paqëndrueshme”, thotë ndër të tjera në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, shefi i Fondit Monetar për Kosovë, Ruud Vermeulen.

“Tingëllon shumë alarmuese të flasim për një krizë në këtë pikë. Megjithatë, nëse shikojmë trendet dhe presionin në rritje për të futur në zbatim skema të reja të pakuptimta kategorike sociale- qoftë për mësimdhënësit, policët, minatorët e Trepçës, e kështu me radhë – Kosova mund të jetë në rrugën e krijimit të një krize fiskale. Kjo është natyrisht diçka që ne do të donim ta shmangnim.

Vitin e kaluar, Kosova shpenzoi diku 383 milionë euro për skemat sociale, 30 për qind më shumë se në vitin 2015. Dy të tretat e kësaj rritje kanë ardhur vetëm për shkak të skemës për pensionet e veteranëve të luftës, derisa 13,300 veteranë të luftës kanë nisur të marrin pensione në pjesën e fundit të 2015-ës (më shumë se sa 12,000 që parashiheshin në fillim) dhe ky numër shkoi pastaj në 36,000 në fund të vitit të kaluar.

Këtë vit, parashihet që shpenzimet për skema sociale të shkojnë deri në mbi 400 milionë euro, një rritje prej më shumë se 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Rreth një e treta e kësaj rritje vjen sërish për shkak të skemës për veteranët e luftës meqë mbi 2000 përfitues të rinj janë shtuar këtë vit.

Nëse shohim përpara, buxheti i Kosovës nuk mund të përballojë një rritje aq të shpejtë të shpenzimeve për skemat sociale. Të mos i përmendim skemat e tjera pensionale që janë duke u shqyrtuar. Po që se do të zbatoheshin edhe ato, shpenzimet do të rriteshin në shkallë të paqëndrueshme.

Më lejoni të theksoj se kjo nuk është vetëm shqetësuese për shkak të kostos fiskale dhe diversionit të parasë së taksapaguesve që do të ishte në dispozicion për shpenzime më produktive në edukim, shëndetësi dhe infrastrukturë, por është shqetësuese edhe për shkak të ndikimit në tregun e punës.

Benefitet e skemave pensionale që janë gjeneroze dhe mund të krahasohen me pagat minimale dhe mesatare dhe që kërkojnë që përfituesit të mos jenë në marrëdhënie pune mund të lënë jashtë tregut të punës një numër tepër të madh të kosovarëve që janë të aftë për punë dhe po ashtu mund të dekurajojnë përfituesit për të gjetur punë (duke fryrë në këtë mënyrë të ashtuquajturat pagat e rezervimit) . Kjo lëndon konkurrencën dhe rritjen ekonomike të Kosovës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?