Serbia kërkon diskutim për Kosovën në KS të OKB-së, vendet tona aleate provojnë ta bllokojnë

Serbia kërkon diskutim për Kosovën në KS të OKB-së, vendet tona aleate provojnë ta bllokojnë

Britania e Madhe, SHBA-të, Franca dhe Suedia, shkruan “Novosti” se janë duke u munduar të parandalojnë që në rend të ditës në mbledhjen e 8 nëntorit të jetë temë diskutimi gjendja në Kosovë, sikurse që ishte vepruar në prill të këtij viti. Këto vende të fuqishme sipas “Novosti” janë duke u munduar që të ndalin […]

Këto vende të fuqishme sipas “Novosti” janë duke u munduar që të ndalin çdo temë që ka të bëjë me Kosovën si dhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, duke vepruar kështu kundër Rezolutës 1244, me të cilën parashiheshin mbledhjet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, transmeton Telegrafi.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për situatën në Kosovë është dashur të futet në rend të ditës në gusht, por ishte Britania e Madhe që asokohe ishte kryesuese e Këshill të Sigurimit që kishte kundërshtuar që të diskutohet për këtë çështje.

Kundërshtimin e tyre e kishin përkrahur edhe SHBA-të, dhe kështu diskutimi për Kosovën edhe në shtator ishte anashkaluar kur SHBA-të ishin kryesuese në Këshillin e Sigurimit.

Por ky rotacion i kryesuesve kësaj radhe i ka takuar Kinës, e cila planifikon që në mbledhjen e radhës të fut në rend dite dy raportet për Kosovën të cilat i kishte përgatitur Guterres.

Megjithatë, edhe pse rendi i ditës ende nuk është konfirmuar, Britania e Madhe, SHBA-të, Franca dhe Suedia janë duke u munduar që edhe njëherë ta anashkalojnë diskutimin për Kosovën.

Për këtë arsye sipas Novosti, Serbia është në kontakt të vazhdueshëm me Kinën, për faktin se caktimi i rendit të ditës është çështje teknike e jo politike,  ku nuk mund të ketë veto, por duhet të arrihet vetëm me votat e shumicës.

Kjo do të thotë se vota e Rusisë dhe Kinës kanë peshën e njëjtë sikur të gjitha shtetet tjera, ku nga 15 vendet anëtare, Kosovën e kanë pranuar si shtet të pavarur 9 prej tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?