Sa shpesh kapet marihuana në Kosovë

Sa shpesh kapet marihuana në Kosovë

Shtatë persona të arrestuar, një në kërkim dhe disa raste nën hetime për substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘Marihuanë”, vetëm gjatë një dite. Kështu duket pothuajse çdoherë raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës rreth përdorimit të marihunaës dhe substancave tjera, megjithatë ne po veçojmë vetëm rastet e ditës së 19 tetorit, ku përveç […]

Kështu duket pothuajse çdoherë raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës rreth përdorimit të marihunaës dhe substancave tjera, megjithatë ne po veçojmë vetëm rastet e ditës së 19 tetorit, ku përveç marihuanës janë gjetur edhe armë dhe një tabletë e dyshuar substancë narkotike e llojit “Ekstazë”.

Sipas Policisë, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollimit u është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë totale 10.9 gr.

Me urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë së njërit nga të dyshuar ku janë gjetur dhe konfiskuar një revole me 10 fishekë, si dhe 66 fishekë të armës AK-47.

Me vendim të Prokurorit, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa, Policia në Gjilan ka pranuar informacione se në shtëpinë e një personi dyshohet se ka substancë të dyshuar narkotike. Patrulla policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar sasinë e dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”, në peshë 27.4 gr.

I dyshuari është në arrati. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

Dy persona për marihuanë janë arrestuar edhe në Shtime, pasi kontrollimit nga Policia në trup i janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘Marihuanë”, në peshë 1.77 gr. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dy të dyshuarit lirohen, kurse, rasti i iniciuar mbetet nën hetime.

Në Ferizaj është  arrestuar i dyshuari mashkull, pasi gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia, në veturën e tij në një pikë kontrolli, i është  gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘Marihuanë”, në peshë 2.06 gr.

Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, i dyshuari lirohet, rasti i iniciuar mbetet nën hetime.

Kurse, në Pejë është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti kishte dëmtuar kamerat e sigurisë së ndërtesës ku ai jeton. Gjatë kontrollimit në banesën e tij është gjetur dhe konfiskuar sasi e vogël substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes, shkruan Kp.

Në Mitrovicë, Policia ka reaguar pas një informate lidhur me një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull por në oborrin e shtëpisë kanë takuar të dyshuarën moshë e mitur femër, tek e cila është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

E në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, është arrestuar i dyshuari serb, i cili ishte ndalur duke vozitur automjetin “Taksi”, me tabela vendore, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një tabletë e dyshuar substancë narkotike e llojit “Ekstazë”.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, ndërsa rasti iniciohet dhe mbetet nën hetime.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?