Rreth 20 kandidatë në garë për një vend në Polici

Rreth 20 kandidatë në garë për një vend në Polici

Testit me shkrim për t`u bërë pjesë e Policisë së Shtetit i janë nënshtruar 2700 kandidatë. Policia e Shtetit ka hapur 150 vende të lira për kandidatët të cilët kanë dëshirë, dhe i plotësojnë kushtet për t`u bërë polic. Në ambientet e Pallatit të Kongreseve të hënën është mbajtur testimi i kandidatëve që konkurrojnë për […]

Testit me shkrim për t`u bërë pjesë e Policisë së Shtetit i janë nënshtruar 2700 kandidatë. Policia e Shtetit ka hapur 150 vende të lira për kandidatët të cilët kanë dëshirë, dhe i plotësojnë kushtet për t`u bërë polic.

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve të hënën është mbajtur testimi i kandidatëve që konkurrojnë për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, për pozicionin Patrullë e Përgjithshme.

“Ky është testimi me shkrim që do të zhvillohet gjatë dy ditëve në vijim dhe që i paraprin testimit fizik dhe atij psikologjik. Në këtë testim marrin pjesë rreth 2700 të rinj nga i gjithë vendi, të cilët konkurojnë për 150 vende në Policinë e Shtetit”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Në hapjen e konkurimit, kandidatët i ka përshëndetur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

“Unë dua t’ju falenderoj të gjithëve që iu përgjigjët thirrjes sonë për tu bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes në Akademinë e Rendit dhe Sigurisë, iu përgjigjët jo vetëm thirrjes sonë, por dhe dëshirës tuaj për tu bërë pjesë e organizatës së Policisë. Që të jesh punonjës Policie nuk është vetëm privilegj, por dhe është sakrificë dhe ata të cilët do të arrijnë të kalojnë me sukses këtë proces, do të sakrifikojnë nga jeta e tyre, nga koha e lirë e tyre, do të privohen nga disa të drejta, por gjithsesi që të shërbesh në organizatën e Policisë është një privilegj.

E tha edhe drejtori i Akademisë që procesi i përzgjedhjes do të jetë një proces i gjatë, do të jetë transparent dhe unë nuk dua që t’ju shtoj më shumë emocione për faktin se sot do të jetë një ditë e gjatë për ju. Ju uroj të gjithëve suksese dhe le të fitojnë më të mirët”, ka deklaruar Veliu.

Procesi vijon edhe sot nën mbikëqyrjen e Komisionit të ngritur posaçërisht për këtë fazë të konkurimit./kallxo.com

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?