Rrahim Pacolli: Nuk kam informacione, drejtori s’po ma çelë telefonin

Ish-drejtori i Byrosë së Sigurimeve të Kosovës Rrahim Pacolli ka thënë se nuk ka informacione për rrahjen që ka ndodhur në këtë byro ndërmjet vëllait të presidentit Thaçi, Gani Thaçi dhe drejtorit aktual Blerim Pushkolli. Pacolli, i cili tani është vetëm anëtar i këtij institucioni, tha për Periskopin se nuk e di çfarë ka ndodhur […]
Pacolli, i cili tani është vetëm anëtar i këtij institucioni, tha për Periskopin se nuk e di çfarë ka ndodhur aty meqë tani shkon shumë më rrallë se më parë.
Ai tha se po provon të kontaktojë me drejtorin, por telefoni i tij është i fikur.
“Nuk e di çka ka ndodh. Çka do që them mund të jetë e gabuar. Nuk kam informacione. Provova me folë me drejtorin, por e kishte telefonin e fikur”, tha ai. /Periskopi/












