Rojat e pyjeve sulmohen fizikisht nga prerësit ilegal të drunjve (Foto)

Rojat e pyjeve sulmohen fizikisht nga prerësit ilegal të drunjve (Foto)

Agjencioni për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë sulmuar fizikisht rojtarët e natyrës së PK “Sharri”, në regjionin e Suharekës, raporton Periskopi. Ata janë sulmuar nga grupe të organizuara për prerjen ilegale të pyejeve në këto zona. Agjencioni njofton se në lidhje me dy rastet është […]

Ata janë sulmuar nga grupe të organizuara për prerjen ilegale të pyejeve në këto zona.

Agjencioni njofton se në lidhje me dy rastet është informuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria, të cilët po hetojnë rastet e sulmeve ndaj tyre.

“Njëkohësisht kërkohet nga institucionet përgjegjëse të Qeverisë së Kosovës, që me qëllim të ruajtjes së resurseve të Parqeve Kombëtare të cilat janë shpallur me ligj të veçantë për mbrojtjen e këtyre vlerave të rralla të natyrës, të shikojnë mundësinë e rritjes së numrit të rojeve të natyrës, pajisjen e tyre ma armë dhe kompensimin e rrezikshmërisë në punë”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e tyre.

Lexoni të plotë reagimin e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës:

Reagim: Sulmet ndaj rojeve të natyrës në PK Sharri janë vepër e shëmtuar dhe qyqare

19.10.2018- Në këto ditë kur është intensifikuar prerja ilegale e pyjeve në Parqe Kombëtare, rojet e natyrës së këtyre zonave të mbrojtura janë angazhuar maksimalisht për kontrollin e gjendjes dhe parandalimin e prerjeve dhe dëmtimit të vlerave natyrore të parqeve.

Mirëpo gjatë punës në terren rojet po përballen me probleme të natyrave të ndryshme përfshirë edhe sulmet fizike dhe gjuatjet me armë zjarri nga grupet e dëmtuesve të pyjeve që prerjen ilegale të pyjeve dhe tregtimin e drurit e kanë shndërruar në biznes.

Rastet e fundit ishin ato të ditës së djeshme, përkatësisht sulmi ndaj rojtarëve të natyrës të PK “Sharri” në regjionin e Suharekës, Jemin Shala dhe Ali Dakaj, të cilët janë sulmuar fizikisht nga këto grupe të organizuara dhe kanë marrë lëndime trupore, dhe e ai i gjuajtjes me armë zjarri në drejtim të rojeve të natyrës në regjionin e Kaçanikut.

Në lidhje me të dy rastet është informuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit të cilët janë duke hetuar rastet. Me këtë rast Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës përkatësisht Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, kërkon nga organet kompetente që me prioritet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për sjelljen e këtyre personave para drejtësisë. Gjithashtu kërkohet që të ndërmerren masat e nevojshme për parandalimin e rasteve të tilla dhe ofrimin e sigurisë së nevojshme për rojtarët e natyrës.

Njëkohësisht kërkohet nga institucionet përgjegjëse të Qeverisë së Kosovës, që me qëllim të ruajtjes së resurseve të Parqeve Kombëtare të cilat janë shpallur me ligj të veçantë për mbrojtjen e këtyre vlerave të rralla të natyrës, të shikojnë mundësinë e rritjes së numrit të rojeve të natyrës, pajisjen e tyre ma armë dhe kompensimin e rrezikshmërisë në punë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?