Rezoluta për shtesat e fëmijëve nuk kalon, shkak mungesa e deputetëve

Rezoluta për shtesat e fëmijëve nuk kalon, shkak mungesa e deputetëve

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga Grupi Parlamentar i AAK-së,  propozoi Rezolutën për shtesat e fëmijëve, shkruan Periskopi. “Çdo fëmijë në Kosovë prej 0 deri 16 vet të gëzojë shtesa çdo muaj duke filluar nga 10 euro pastaj sipas buxhetit dhe mundësive buxhetore dhe numri i fëmijëve në familje kjo […]

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga Grupi Parlamentar i AAK-së,  propozoi Rezolutën për shtesat e fëmijëve, shkruan Periskopi.

“Çdo fëmijë në Kosovë prej 0 deri 16 vet të gëzojë shtesa çdo muaj duke filluar nga 10 euro pastaj sipas buxhetit dhe mundësive buxhetore dhe numri i fëmijëve në familje kjo shumë të rritet dhe të shtohet”, tha Kadaj – Bujupi gjatë prezantimit të Rezolutës.

Kjo u mbështet nga deputetët në sallë dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Ministri theksoi se ky debat i cili ka të bëjë me trajtimin meritor të fëmijëve dhe trajtimin e mirëqenies dhe të ardhmes së fëmijëve, po vjen kur ne si ministri jemi në fund të një projektligji që do të përfshihen edhe shtesat.

“Ky do të jetë vit i reformave, ngaqë shumë qështje që do të prekin në mirëqenien sociale të fëmijëve dhe të qytetarëve kanë nevojë për reforma. Nuk do të duhej që nataliteti të jetë brengë e buxhetit.  Kemi raportin se kemi 16 mijë fëmijë më pak në shkolla dhe kjo është shqetësuese. Shtesat për fëmijë bënë pjesë në njërën nga skemat sociale të pensioneve. Po punojmë në draft projektin e dokumentit për skemat pensionale.  Duhet të kemi kujdes në harmonizimin e politikave dhe ligjeve që ndihmojnë fëmijët dhe lehonat”, ka thënë ministri Reçica.

Ky propozim nuk u votua për shkak të mungesës së deputetëve në sallë dhe për këtë e mori fjalën sërish deputetja , Donika Kadaj – Bujupi.

“Pavarësisht sa simbolike është shuma do të fillojë me 10 euro, do të mundohemi në bazë të mundësive buxhetore që kjo shtesë do të jetë sa më e madhe. Shpresoj që në seancën tjetër të kemi Rezolutën e harmonizuar dhe të jenë prezentë edhe deputetë të tjerë, sepse është për keqardhje që dy grupet parlamentare kanë bojkotuar seancën dhe nuk e votuan një propozim kaq të rëndësishëm dhe vital e që është strategji kombëtare për të ardhmen e vendit./Periskopi/.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?