Ranglista e 15 kandidatëve të demokratëve për president më 2020

Ranglista e 15 kandidatëve të demokratëve për president më 2020

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 po afrohen, dhe gazeta prestigjioze amerikane The Washington Poston ka bërë një rangim të 15 më të mirëve në radhët e demokratëve që do t’i dilnin përballë presidentin aktual Donald Trump, përkthen në shqip Periskopi. 15.Oprah Winfrey: Ajo mbetet në listë për faktin e thjeshtë, sepse është Oprah dhe ka […]

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 po afrohen, dhe gazeta prestigjioze amerikane The Washington Poston ka bërë një rangim të 15 më të mirëve në radhët e demokratëve që do t’i dilnin përballë presidentin aktual Donald Trump, përkthen në shqip Periskopi.

15.Oprah Winfrey: Ajo mbetet në listë për faktin e thjeshtë, sepse është Oprah dhe ka shprehur interes për një gjë të tillë. Por, ajo vazhdon të thotë se nuk do ta bëj një gjë të tillë. “Në atë strukturë politike – me të gjitha ato të pavërteta e pallavra – me ndyrësinë e gjithçka tjetër që ndodh – ndihem sikur nuk do të mund të ekzistoja,” i ka thënë ajo British Vogue-ut.

14.Mitch Landrieu: Është kryetar i New Orleans dhe një prej të cilëve ish presidenti Obama veçse ka folur për të ardhmen e partisë dhe nominimin e tij. Ai mbetet ndoshta një prej ‘kuajve të zinj’ më legjitimë këtu, shkruan WP, transmeton Periskopi.

13.Sherrod Brown: Senatori i Ohio-s është sulmuar për humbjen në rizgjedhje në fushatën e këtij viti, edhe pse ka mbetur rehat në ulësen e tij. Sidoqoftë, nuk ka ende shenja se mund të kandidojë për president më 2020.

12.Andrew M. Cuomo: Guvernator i New Yorkut, që së fundi ka arritur të ngritet në sondazhe. Cuomo më herët ishte në vendin e 11.

11.Chris Murphy: Murphy ka thënë se nuk do të garojë, por New York Times kishte raportuar për të kundërtën.

10.Michael Bloomberg: Ish kryetari i New Yorkut ka kërcënuar se do të garonte si i pavarur më parë, por tash raportohet se po konsideron të garojë si demokrat. Ai është një prej emrave më të vjetër në listë, duke qenë 76 vjeçar. Paratë e shumta që ka, natyrisht, e bëjnë vazhdimisht një kandidat potencial.

9.Eric H.Holder Jr.: Është një surprizë në listë, por që së fundi udhëtoi për në New Hampshire, siç tha, për ta sfiduar Trumpin.

8.Terry McAuliffe: Ish guvernatori i Vigjinias mund të marrë punën më të rëndësishme nga të gjithë kandidatët në këtë vit, pra 2018-n: të provojë të zgjedhë guvernatorë të partisë demokratike.

7.Deval Patrick: Lajmet rreth tij vijnë nga njerëz që duan dëshpërimisht prej tij që të kandidojë. Ish guvernatori i Massachusets ka premtuar që do të marrë një vendim deri në fund të këtij viti.

6.Kirsten Gillibrand: Gillibrand mbetet një prej kandidatëve me më së shumti gjasa në listë, por marrëdhënia e saj me Clintonët mbetet një gjë që potencialisht mund ta dëmtojë. Bill Clintoni së fundi i ktheu një goditje pasi ajo kishte thënë se ai duhej të dorëhiqej si president në fund të viteve ’90.

5.Cory Brooker: 49 vjeçari u bë senatori i parë afrikano-amerikan nga New Jersey, dhe shërbeu si kryetar i Newarkut nga 2006-a e deri në 2013-n.

4.Joe Biden: Biden ka përvojë të madhe, dhe së fundi ka shërbyer si zëvendëspresident në administratën e Barack Obamas. Ai e ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit, por tashmë ka humbur paksa në rangim, pasi që më herët ishte në vendin e tretë.

3.Kamala Harris: Senatore e Kalifornias që i ka thënë MSNBC-së se nuk e heqë mundësinë që të kandidojë për president më 2020. Më herët ishte në vendin e katërt.

2.Elizabeth Warren: Senatorja e Massachusets vazhdon të ketë po atë ton progresiv si më herët. Madje, edhe mbështetësit e Clintonëve brenda partisë duket se e mbështesin 69 vjeçaren.

1.Bernie Sanders: Senatori i Vermontit që humbi përballë Hillary Clintonit për të fituar nominimin e demokratëve para dy vitesh, e ka bërë të qartë se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?