Rama sulmon sërish mediat: Po shpifin mos u besoni

Rama sulmon sërish mediat: Po shpifin mos u besoni

Edhe në takimin e përjavshëm me qytetarët që kanë shkruar në portalin e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama etiketoi mediat si shtypëse të trurit të qytetarëve nëpërmjet ekranit. Për Ramën mediat nuk merren me problemet e qytetarëve, por merren me inçizime. “Nga shtypi mos prisni shumë shpjegime, se ata merren me filma, me inçizime. Kanë gjëra […]

Edhe në takimin e përjavshëm me qytetarët që kanë shkruar në portalin e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama etiketoi mediat si shtypëse të trurit të qytetarëve nëpërmjet ekranit.

Për Ramën mediat nuk merren me problemet e qytetarëve, por merren me inçizime.

“Nga shtypi mos prisni shumë shpjegime, se ata merren me filma, me inçizime. Kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë. Kanë thashetheme, kanë shpifje, kanë muhabete. Imagjino, arrijnë deri në pikën që thonë se bixhozi po ndalohet për të tërhequr vëmendjen; krimi po luftohet për të tërhequr vëmendjen. Për të hequr mendjen nga çfarë?! Nga filmat dhe nga incizimet. Llogarite se ku kemi përfunduar me këtë shtyp. Quhet shtyp i lirë, por në fakt është shtypje e lirë e qytetarëve, d.m.th. masazh brutal në trurin e vogël. Mjerë kush ia lë trurin në dispozicion përpara ekranit këtyre.”

Portalit i bashkëqeverisjes nuk funksionon sipas kryeministrit vetëm në disa bashki që drejtohen nga demokratët, që kryesohen nga bashkia e Shkodrës. Kjo sepse këto bashki e ko nsiderojnë si një mjet politik të kundërshtarëve.

“Kampione është Bashkia e Shkodrës që refuzon çdo lloj bashkëpunimi. Bashkitë e tjera, po ashtu. Megjithatë, ne vazhdojmë përpiqemi edhe me bashkitë”, ka thënë Rama.

Pas këtij takimi të kryeministrit, si çdo javë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj lajmëroi se nga denoncimet e qytetarëve në platformë janë shkarkuar 18 punonjës të hipotekës në Durrës dhe janë cuar për ndjekje penale 3 punonjës burgu në Burrel.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?