Rama porosit policinë: “Luftë” shkelësve të ligjit, duke filluar nga të “fortët”

Rama porosit policinë: “Luftë” shkelësve të ligjit, duke filluar nga të “fortët”

Gjatë një takimi me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Rama kërkoi më shumë angazhim të unformave blu në luftën ndaj krimit. Kryeministri, Edi Rama, lëshoi akuza ndaj medias dhe opozitës, që sipas tij po baltosin punën e policisë dhe po krijojnë një përceptim të gabuar tek qytetarët në raport me […]

Gjatë një takimi me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Rama kërkoi më shumë angazhim të unformave blu në luftën ndaj krimit.

Kryeministri, Edi Rama, lëshoi akuza ndaj medias dhe opozitës, që sipas tij po baltosin punën e policisë dhe po krijojnë një përceptim të gabuar tek qytetarët në raport me rendin dhe sigurinë në vend.

Shpifjet mediatike për të krijuar tek njerëzit e këtij vendi përceptimin e  pasigurisë dhe kriminalitetit të dalë jashtë kontrollit meriton një kundërpërgjigje.

Si kundërpërgjigje shumëfishimin imediat ndaj krimit dhe çdo shkelësi të ligjit, që nga të fortët e llojit të atyre që sollën përgjakjen më mes të Bllokut në Tiranë deri tek kundravajtësit që shkelin rregullat e qarkullimit, dëmtojnë mjedisin, apo cënojnë në një formë apo tjetër qetësinë e komunitetit.

Kriza ulëritëse e politikës që synon të helmojë gjakun dhe errësojë  sytë e publikut është një mundësi që duhet  shfrytëzuar për të dhënë gjithçka, një shtysë për të mbledhur të gjitha fuqitë dhe ngjitur në një shkallë tjetër policinë e shtetit.

Kriminaliteti matet me statistika por vlerësohet dhe me përceptim. Statistikat janë nga dje dhe sot në anën tonë, flasin qartë se ku ishte dhe ku është vendi në raport me krimin vit pas viti. Por lufta e egër politike dhe mediatike për të krijuar përceptimin e  kundërt as nuk do ndalet, as do zbutet. Vetëm do përshkallëzohet.

Më shumë shpifje, fabrikime, aktorë audiosh dhe videosh: Krimi, krimi. Krimi në konferencë, krimi në postim, krimi në debat, krimi në komente, krimi në mëngjes, drekë, darkë. Puna juaj është të kundërpërgjigjeni ndaj kësaj barbarie politike dhe mediatike me fort dhe më qartë se asnjëherë me shumë më tepër rezultate se deri më sot, në çdo drejtim dhe shumë më shpejt se deri sot.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?