Dëmtohet inovacioni “Te Pema” në Prishtinë, reagojnë projektuesit

Dëmtohet inovacioni “Te Pema” në Prishtinë, reagojnë projektuesit

Inovacioni “Te Pema“ i vendosur në sheshin e kryeqytetit në korrik të këtij viti, është dëmtuar nga qytetarët. E kjo nuk është hera e parë që dëmtohet kjo pemë, e cila zëvendëson mbjelljen e 70 drunjve. Kësaj radhe, vlera e dëmit shkon rreth 120 euro. Ka vetëm tre muaj që është vendosur në sheshin “Zahir […]

Inovacioni “Te Pema“ i vendosur në sheshin e kryeqytetit në korrik të këtij viti, është dëmtuar nga qytetarët. E kjo nuk është hera e parë që dëmtohet kjo pemë, e cila zëvendëson mbjelljen e 70 drunjve. Kësaj radhe, vlera e dëmit shkon rreth 120 euro.

Ka vetëm tre muaj që është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, mirëpo projekti “Te Pema” po dëmtohet kohë pas kohe nga qytetarët.

Udhëheqësit e faqes “Te pema” në Facebook, kanë reaguar dhe kanë shpërndarë disa fotografi në të cilat shihet se qytetarët kanë filluar ta dëmtojnë këtë projekt.

“Te Pema” në sheshin “Zahir Pajaziti”, kohë pas kohe pëson dëmtime nga qytetarët e pandërgjegjshëm të cilëve ne, qytetarët e tjerë, ekipi i jonë dhe komuna e Prishtinës ju përgjigjemi duke e rregulluar në vazhdimësi. Çka sot dallon prej ditëve tjera është dëmtimi më i madh që ka pësuar “Te Pema”, numër i konsiderueshëm i bimëve mungon dhe është dëmtuar sistemi i ujitjes, vlera e përafërt e dëmit është 120 euro”, thuhet në reagim.

Ata thonë se do të rregullohen dëmet, por gjithashtu do të vendosen edhe 10 pemë të tilla në Prishtinë.

Ky projekt i cili është ideuar dhe realizuar nga studentët e Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës ka për qëllim ndikimin në cilësinë e ajrit.

Një dëmtim i tillë nga ana e qytetarëve, kësaj peme i është bërë edhe kur kishte vetëm tri javë prej kur ishte vendosur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?