Qeveria e Kosovës dorëlirë në shpenzime, hargjon me të madhe buxhetin e vendit

Qeveria e Kosovës dorëlirë në shpenzime, hargjon me të madhe buxhetin e vendit

Qeveria e vendit ka miratuar Raportin nëntëmujor financiar të Buxhetit për vitin 2018, i cili do të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Shpenzimet buxhetore të kësaj periudhe  kanë arritur vlerën  prej 1,311 milionë dhe ka shënuar rritjen prej 10 për qind, apo 120 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e viti […]

Qeveria e vendit ka miratuar Raportin nëntëmujor financiar të Buxhetit për vitin 2018, i cili do të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Shpenzimet buxhetore të kësaj periudhe  kanë arritur vlerën  prej 1,311 milionë dhe ka shënuar rritjen prej 10 për qind, apo 120 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e viti të kaluar.

Raporti përmban përmbledhjen e trendëve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore përgjatë periudhës nëntëmujore të viti 2018. Në këtë periudhë, të hyrat buxhetore kanë arritur vlerën 1,315 milionë euro, duke shënuar rritjen prej 6 për qind, ose për 69 milionë më shumë, krahasuar me nëntëmujorin e vitit paraprak.

Kjo shumë e të hyrave paraqet 71 për qind të planit vjetor të parashikuar, ndërsa rritja ka ndodhë kryesisht nga rritja e të hyrave të rregullta tatimore. Trendi dëshmonë rrjedhën e performancës pozitive të biznesit privat dhe është dëshmi për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në vendin tonë.

Artan Murati nga KDI konsideron se Qeveria e vendit ka qenë shumë dorëlirë kur bëhet fjalë për harxhimin e buxhetit.

Sipas tij, jo rrallë herë qeveria “Haradinaj”, ka ndarë fonde vend e pa vend.

“ Qeveria e Kosovës ka qenë shumë dorëlirë në harxhimin e buxhetit të vendit. Pothuajse në secilën mbledhje të Qeverisë janë marrë vendime ku ka pasur implikime buxhetore, shpeshherë të panevojshme. Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë fonde vend e pa vend, pa menduar mirë dhe pa kryer analiza paraprake për paratë e harxhuara. “, ka thënë Murati në një bisedë për Indeksonline.

Murati thotë se janë harxhuar shumë të mëdha të parave pa marrë ndonjë benefit konkret, siç ishte edhe rasti i dështimit të organizimit të një eventi në Nju Jork, ku u paraqit vetëm Presidenti i Shqipërisë.

“Për shkak të mos-analizimit të mirëfilltë, Qeveria ka harxhuar buxhet pa marrë ndonjë benefit konkret, siç ishte edhe rasti i dështimit të organizimit të një eventi në Nju Jork, ku u paraqit vetëm Presidenti i Shqipërisë.”, ka theksuar ai.

Murati konsideron se përpos tendencës për rritje pagash, Qeveria duhet të angazhohet dhe të orientoj shpenzimet në shpenzime kapitale.

“Përpos tendencës për rritje pagash e shpenzime për udhëtime e mëditje, Qeveria duhet të angazhohet dhe të orientoj shpenzimet në shpenzime kapitale, por edhe në këtë fushë kemi hasur në telashe, duke humbur miliona për kontrata të mospërmbushura.”, ka shtuar tutje ai.

Shpenzimet buxhetore të kësaj periudhe  kanë arritur vlerën  prej 1,311 milionë dhe ka shënuar rritjen prej 10 për qind, apo 120 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e viti të kaluar. Ekzekutimi i shpenzimeve buxhetore gjatë këtij nëntëmujori korrespondon me 62 për qind të planifikimeve. Rritja është shënuar sidomos me ekzekutimin e lartë të mjeteve në investimet kapitale në 6 për qind dhe të shpenzimeve rrjedhëse në 11 për qind.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?