Pyet imami i Pejës: Ne myslimanëve për çfarë po na shërben islami?

Imami nga Peja, Drilon Gashi ka parashtruar një pyetje interesante ndaj atyre që i takojnë besimit islam. ‘Ne si myslimanë, çfarë po na shërben islami?’, është pyetja që ka ngritur Gashi. Ai në Facebook ka numëruar disa raste kur ‘myslimanët’ e kanë tradhtuar dhe janë sjellur jo korrekt me të. ‘’Para një viti, bëra një […]
‘Ne si myslimanë, çfarë po na shërben islami?’, është pyetja që ka ngritur Gashi.
Ai në Facebook ka numëruar disa raste kur ‘myslimanët’ e kanë tradhtuar dhe janë sjellur jo korrekt me të.
‘’Para një viti, bëra një kontratë qiraje njëvjeçare me një mysliman mjekrosh, pas një muaji, pa më njoftuar, e “shiti” shtëpinë dhe në dimër më detyroi të gjej banim tjetër…
-Para tre muajve, shkova te një librari e një vëllait mysliman për ta fotokopjuar një libër, më priti më mrrola dhe mezi ma kreu punën…
-Para një muaji, lavatriqes së re (e cila kishte pesë vite garanci) i doli prej vendi një pjesë vetvetiu, dhe ata myslimanët e sigurimit ia morën familjes sime dhjetë euro padrejtësisht…
-Sot e thirra një punëtor për të pastruar oxhakun, erdhi menjëherë, e kontrolloi pa përtesë dhe më njoftoi duke buzëqeshur që oxhaku s’ka nevojë për pastrim, problemi ishte tek shporeti, dhe nuk pranoi të marr para edhe pse isha goditur me të 15 euro. Ky i fundit ishte i krishterë.’’, thuhet nga hoxhë Drilon Gashi./Periskopi/













