Putin paralajmëron rrezik dhe ‘garë armësh’

Putin paralajmëron rrezik dhe ‘garë armësh’

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se tërheqja e Uashingtonit nga Traktati për Armët Bërthamore, i nënshkruar dekada më parë, mund të nxisë “garë armësh” dhe se Kremlini do të paraqesë vendimin amerikan para Kombeve të Bashkuara për një votim simbolik. Duke iu përgjigjur vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për t’u tërhequr nga Pakti […]

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se tërheqja e Uashingtonit nga Traktati për Armët Bërthamore, i nënshkruar dekada më parë, mund të nxisë “garë armësh” dhe se Kremlini do të paraqesë vendimin amerikan para Kombeve të Bashkuara për një votim simbolik.

Duke iu përgjigjur vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për t’u tërhequr nga Pakti i vitit 1987 për Raketat me Rreze të Mesme Veprimi, Putin, ka thënë më 24 tetor se, Shtetet e Bashkuara tashmë kanë braktisur Traktatin për Raketa Anti-Balistike më 2002 dhe nuk kanë treguar gatishmëri për të diskutuar vazhdimin e një Traktati të ri bërthamor, afati i së cilës skadon më 2021.

“Nëse gjithçka shpërbëhet, atëherë nuk mbetet asgjë për të diskutuar rreth kufizimit të rritjes së armëve”, ka thënë Putin në një konferencë për media në Moskë, pasi ka takuar kryeministrin italian, Giuseppe Conte.

“Dhe më pas situata do të jetë, sipas pikëpamjes sime, jashtëzakonisht e rrezikshme. E gjitha çka mbetet është gara me armë”.

Trump në anën tjetër ka thënë se do të largojë SHBA-në nga Traktati sepse Rusia e ka shkelur atë nga viti 2014 dhe sepse Kina nuk është e përfshirë në të, andaj ka zhvilluar armë, të cilat Uashingtoni dhe Moska e kanë pasur të pamundur për shkak të paktit.

Putin ka thënë se dëshiron të diskutojë këtë çështje me Trumpin më 11 nëntor në Paris, pasi të dy liderët do të jenë pjesë e ceremonisë së shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë me partnerët tanë amerikanë pa ndonjë histeri”, ka thënë ai./REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?