Punëtori nga Gjakova humbi jetën derisa po ndërronte shtyllën elektrike, detaje të reja

Punëtori nga Gjakova humbi jetën derisa po ndërronte shtyllën elektrike, detaje të reja

Ndërrimi i shtyllave elektrike i kushtoi me jetë Musa Halilit nga Pupovci i Gjakovës. 51 vjeçari mbeti i vdekur, për shkak se njëri nga punëtorët që po manipulonte me kran, nuk e ka bërë këtë në mënyrën e duhur. Si pasojë, shtylla e drurit e ka goditur në kokë Halilin duke i ka shkaktuar plagë […]

Ndërrimi i shtyllave elektrike i kushtoi me jetë Musa Halilit nga Pupovci i Gjakovës. 51 vjeçari mbeti i vdekur, për shkak se njëri nga punëtorët që po manipulonte me kran, nuk e ka bërë këtë në mënyrën e duhur.

Si pasojë, shtylla e drurit e ka goditur në kokë Halilin duke i ka shkaktuar plagë të rënda duke e cuar drejt vdekjes.

Për Musa Halilin nga Pupovci i Gjakovës, e hëna, ishte dita e fundit e punës. Në orët e  mëngjesit, ai mori rrugën për në fshatin Banjë të Malishevës, përkatësisht në lagjen Begaj, për të ndërruar disa prej shtyllave elektrike, të cilat ishin të dëmtuara.

Por, ai nuk arriti të përfundonte punën tërësisht. Gjithë kjo pasi që një prej shtyllave të vjetra, i ra në kokë, duke e lënë kështu pa shenja jete 51 vjeçarin.

I ndjeri punonte për kompaninë “Mont Comerc”, derisa për t’i kryer këto punë ishte kontraktuar nga KEDS-I, njoftoi Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi.

Ibrahimi ka treguar se si ka ndodhur i gjithë rasti, derisa thotë se mbi bazën e raportit që do të hartojë inspektori i punës, do të ndërmerren edhe masa ligjore.

“Sipas informative të para nga inspektori i punës, aksidenti ka ndodhë në lagjen Begaj në Banjë të Malishevës. Gjatë punimeve në ndërrimin e shtyllave elektrike, punëtori i cili ka qenë duke e drejtuar kranin me të cilin shtyllat e vjetra kanë pas me i vendos në mjet transportues, nuk arrin të manipulojë mirë me shtyllën dhe e njëjta e godet punëtorin dhe i shkakton plagë vdekjeprurëse”, tha Ibrahimi.

Derisa shton se për detaje të tjera duhet pritur edhe raportin e inspektorit të rastit.

“ Ende jemi në fazën e inspektimit. Inspektori i punës ka qenë në vendin e ngjarjes, prej të cilit i kemi marrë këto informata përpilon raportin dhe konstaton shkakun e aksidentit. Mbi bazën e raportit ndërmerr  masat ligjore”, tha Ibrahimi për Express.

Rastin e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë për rajonin e Malishevës, Hazir Berisha.

Berisha ka bërë të ditur se punëtori ka vdekur në vend, dhe se në shtëpinë e Shëndetit është dërguar pa shenja jete.

“Informata është marrë rreth orës 16:00 pasdite. Një kompani e kontraktuar nga KEDS-i që merret me montimin e shtyllave të reja të betonit për elektrikë, pasi që i ka montuar shtyllat e reja, duke i zhvendosur shtyllat e drurit ato të vjetrat, me kamion duke e hekur një shtyllë aksidentalisht nuk ka shku mirë puna rreth hjekjes së shtyllës, ajo është këput dhe e ka goditur pikërisht atë manipulatorin që ka shërbyer për ta ngarkuar shtyllën në kamion dhe e ka goditur në kokë punëtorin”, deklaroi Berisha për Express.

Ndryshe, vetëm gjatë këtij viti, numri i personave që kanë humbur jetën në vendin e punës arrin në 18, shifër kjo që në pesë vitet e fundit shkon në 93 viktima./Gazeta Express.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?