Punëtori kosovar i specializuar në përpunimin e drurit, vdes në Gjermani

Punëtori kosovar i specializuar në përpunimin e drurit, vdes në Gjermani

Të hënën në orët e hershme të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të Shtutgartit të Gjermanisë në moshën 33 vjeçare ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër e të rëndë Enver Islam Ejupi, nga fshati Vendenis (ish-Gllamnik) i Podujevës. Enveri ishte specializuar në fushën e përpunim drurit, dhe si njohës i vërtetë i këtij […]

Të hënën në orët e hershme të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të Shtutgartit të Gjermanisë në moshën 33 vjeçare ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër e të rëndë Enver Islam Ejupi, nga fshati Vendenis (ish-Gllamnik) i Podujevës.

Enveri ishte specializuar në fushën e përpunim drurit, dhe si njohës i vërtetë i këtij zanati para tre vjetëve ai krijon marrëdhënie pune në Gjermani.

Meqë kishte fituar në Kosovë njohurit bazë të Gjuhës gjermane, ai shumë shpejt avancohet edhe në pozita udhëheqëse të punës.

Me natyrën e tij të butë dhe çdoherë i buzëqeshur adhurohej nga të gjithë.

Karakteristikë e tij e veçantë ishte që të ndihmonte njerëzit e moshuar dhe ata të sëmurë, sidomos kategorinë e atyre me nevoja të veçanta.

Edhe pse jo shumë gjatë në Gjermani, me sjelljet e tij të shkëlqyera jepte shembullin e shqiptarit bamirës dhe mirë të edukuar.

Andaj, vdekja e tij e hershme dhe e papritur i preku tej mase jo vetëm pjesëtarët e komunitetit, por edhe shokët e miqtë e shumtë gjermanë, qofshin ata bashkëpunëtorë të tij apo edhe fqinjë të rëndomtë.

Dhembja shtohet edhe më tepër kur dihet se Enveri, la pas vetës gruan dhe tre fëmijë të vegjël, transmeton Albinfo.ch.

E dje pasdite qindra llapjanë në mesin e tyre edhe shumë të ardhur nga Gjermania, Austria, Zvicra, Franca, Italia e Norvegjia u tubuan në varrezat e fshatit  Vendenis (lagja Ejupi) ku në mes dhembjes dhe lotëve i dhanë lamtumirën e fundit djaloshit të vyeshëm dhe bujar Enver Islam Ejupi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?