PSD: Koeficienti i pagave në Shëndetësi dhe Arsim të ndryshohet rrënjësisht

PSD: Koeficienti i pagave në Shëndetësi dhe Arsim të ndryshohet rrënjësisht

Konferenca e sotme e Partisë Social Demokrate, në thelb të diskutimit e pati Reformën në Administratë Publike, me theks të veçantë Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. Në prezantim u tha se PSD e përshëndet hartimin e ligjeve të pakos së reformimit të administratës publike, megjithëse këto hapa janë të vonuar dhe nuk garantojnë reformim […]

Në prezantim u tha se PSD e përshëndet hartimin e ligjeve të pakos së reformimit të administratës publike, megjithëse këto hapa janë të vonuar dhe nuk garantojnë reformim të mirëfilltë të Administratës Publike, transmeton Periskopi.

Sipas deputetes, Shqipe Pantina, ligji më problematik në pakon e projektligjeve është ai për pagat që zgjoi reagim tëk punëtorët e sektorit publik.

“Me këtë ligj shteti është kujdesur që t’i forcojë sektorët që janë në shërbim të vetë, sesa sektorët që janë në shërbim të qytetarëve, si Shëndetësia dhe Arsimi. Ne vlerësojmë se një  qasje e tillë ndikon që shteti çdoherë të jetë i varur nga politika e jot ë jetë I ndërtuar mbi shtylla profesionale. Ligji krijon një proporcion shumë të madh në mes të pagës më të ulët në raport me pagën më të lartë. Po ashtu nuk respekton parimin për punë të barabartë , pagë të barabartë. P.sh në të njejtin nivel të gjykatave, prokurori paguhet më shumë se gjykatësi, ndonëse përgjegjësia mund të jetë e njejtë”, ka thënë Pantina.

Ajo në emër të PSD-së ka pasur një varg kritikash edhe për shtesat, ku numri dhe lloji i madh i tyre vetëm sa e legjitimon kaosin ekzistues në sistemin e pagave dhe nuk garanton transparencë.

“Ndonëse ne e mbështesim pakon e ligjeve, por ne konsiderojmë se sidomos shtojca e projektligjit për paga , pra tabela me koeficient duhet të ndryshohet rrënjësisht dhe t’i jep përparësi sistemit të shëndetësisë dhe të arsimit. Sepse pa forcimin e këtyre dy shtyllave, të cilat e qojnë përpara zhvillimin e shoqërisë ne nuk mund të flasim as për zhvillim ekonomik dhe as për sundim të ligjit.

Ndërsa, deputetja Besa Baftiu, Kryetare e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, propozoi që Qeveria të ketë kujdes gjatë hartimit dhe të marrë përbazë kërkesat e puntorëve shëndetësor.

“PSD pajtohet plotësisht më të gjitha kërkesat duke filluar prej mjekëve specialistë, mjekëve të mjekësisë familjare, stomatologëve, infermierëve, stomatologëve dhe të tjerë.  Ne konsiderojmë që dallimi në koeficientë në mes të mjekëve specialist dhe mjekëve të mjekësisë familjare që gjithashtu janë specialist nuk duhet të ketë dallim. Sepse, nëse qeveria dhe ministria mendon ta ketë prioritet shëndetësinë atëherë duhet të ketë prioritet të krijojë barazi në mes të mjekësve specialist të të gjitha profileve. Një arsye e madhe për ta përkrahur sektorin e mjekësisë familjare është se ne në Kosovë nuk kemi mjek të mjaftueshëm të këtij profili”, ka thënë Baftiu./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?