Prokuroria pritet të ngritë kallëzim penal ndaj Gani Thaçit

Prokuroria pritet të ngritë kallëzim penal ndaj Gani Thaçit

Prokuroria e Shtetit shumë shpejt pritet të bëjë kallëzim penal ndaj koordinatorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Gani Thaçit dhe shoferit të tij për sulmin fizik që i kanë bërë të mërkurën drejtorit të BKS-së Blerim Pushkollit dhe drejtorit të kompanisë së sigurimeve “Illyria Insurance”, Gianni Sokolic. Këtë e ka konfirmuar prokurori përgjegjës për komunikim […]

Këtë e ka konfirmuar prokurori përgjegjës për komunikim me media në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, i cili ka thënë se të gjitha procedurat hetimore kanë përfunduar nga prokurori i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer procedurat paraprake dhe pritet të ndërmerren veprime tjera për kallëzim penal”, ka thënë shkurt Berisha.

Ai nuk ka treguar motivet e sulmit  për këtë rast ku është  përfshirë Gani Thaçi, vëllai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

KosovaPress gjatë tërë ditës ka bërë përpjekje për ta kontaktuar drejtorin e Byross Kosovare të Sigurimeve(BSK) Blerim Pushkollin  për të sqaruar ngjarjen por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike.

Sulmi fizik ndaj Pushkollit dhe Sokoliq ka ndodhur dje në zyrën e BKS-së rreth orës 12:00.

Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia sipas së cilëve në rrugën “Lidhja e Pejës” ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore te cilat konform rekomandimeve te prokurorit te shtetit i cili po ashtu ka dale ne vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedural”,  ka thënë dje për KosovaPress zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ndryshe, në shtator të vitit 2016, me përkrahjen e pa rezervë të Gani Thaçit, vëllait të presidentit të Kosovës, Blerim Pushkolli është zgjedhur drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në atë kohë kishte aprovuar vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) për zgjedhjen e Blerim Pushkollit në cilësinë e drejtorit të ri.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?