Prokuroria e Mitrovicës ngrit aktakuzë ndaj të vdekurit para 13 vitesh

Prokuroria e Mitrovicës ngrit aktakuzë ndaj të vdekurit para 13 vitesh

Prokuroria Themelore e  Mitrovicës ka ngritur aktakuzë kundër Bedri Fazliut  për veprën penale “ vjedhja e shërbimeve komunale “, mirëpo i njëjti ka vdekur para 13 viteve. Sipas dokumentit të siguruar nga KALLXO.com kjo aktakuzë është ngritur me 25 prill të këtij viti, por nga dokumentet zyrtare, del se personi ndaj të cilit është ngritur […]

Prokuroria Themelore e  Mitrovicës ka ngritur aktakuzë kundër Bedri Fazliut  për veprën penale “ vjedhja e shërbimeve komunale “, mirëpo i njëjti ka vdekur para 13 viteve.

Sipas dokumentit të siguruar nga KALLXO.com kjo aktakuzë është ngritur me 25 prill të këtij viti, por nga dokumentet zyrtare, del se personi ndaj të cilit është ngritur aktakuza, ka vdekur në vitin 2005.

Përmes një shkrese të cilës i është bashkangjitur edhe çertifikata e vdekjes policia e Kosovës ka njoftuar gjykatën themelore të Mitrovicës se Bedri Fazliu ka ndërrruar jetë më 17 maj 2005.

Kurse aktakuza e ngarkon Fazliun se veprën penale e ka kryer në qershor të vitit 2017.

Derisa tek të dhënat personale të të akuzuarit të cekura në aktakuzën e prokurorisë së Mitrovicës shkruan vetëm se i akuzuar është Bedri Fazliu nga fshati Broboniq, Komuna e Mitrovicës, numri personal i tij dhe shtetësia, por nuk janë cekur detaje e tjera personale si vendi i lindjes, shkollimi, profesioni etj.

Ndërsa në kallëzimin penal kundër Bedri Fazliut ( tashmë i ndjerë )  e kishte bërë KEDS-i me 12 dhjetor 2017,  nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhja e shërbimeve komunale”.

KEDS me 15 korrik 2017 kishte bërë një proceverbal për të konstatuar vjedhjen e rrymës ndërsa si konsumator kishin shënuar emrin e Bedri Fazliut, kishin cekur në fund të këtij procesverbali “pala prezent, refuzon”.

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka filluar procedurën gjyqësore kundër tani të ndjerit Bedri Fazliu, ndërsa përmes një urdhërese kishte kërkuar nga Policia e Kosovës, dorëzimin e ftesës dhe aktakuzën e Prokurorisë për Bedri Fazliun, për seancën e cila kishte qenë e caktuar të mbahet me 23 tetor.

Gjykata ishte njoftuar nga Stacioni Policor në jug të Mitrovicës, se pas shkuarjes në fshatin Broboniq, si adresë e cekur në aktakuzë, nga një fqinj aty janë njoftuar se Bedri Fazliu ka ndërruar jetë para disa vitesh kurse në shtëpinë e të akuzuarit nuk kishte qenë askush.

Policia më pas më 22 tetor të këtij viti kishte shkuar në gjendjen e zyrës civile në Mitorvicë ku edhe kishin marrë konfirmimin personi I akuzuar nga prokuroria themelore e Mitrovicës kishte vdekur me 15 maj 2005.

Kurse Bekim Veliqi gjyqtar i rastit pas këtyre informatave ka pushuar procedurën penale në këtë rast.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?