Projektligji i punës parasheh gjoba deri në 40 mijë euro për shkelësit e të drejtave të punëtorëve

Projektligji i punës parasheh gjoba deri në 40 mijë euro për shkelësit e të drejtave të punëtorëve

Ndërprerja e kontratës së punës së një punonjëseje shtatzënë llogaritet ndër shkeljet më të rënda me Projektligjin e ri të Punës. Gjoba për punëdhënësin është parashikuar të jetë nga 400 deri në 40 mijë euro. Përveç kësaj, Ligji i ri i ka parë edhe një sërë gjobash të tjera në rast të shkeljes së dispozitave […]

Përveç kësaj, Ligji i ri i ka parë edhe një sërë gjobash të tjera në rast të shkeljes së dispozitave të tij, duke filluar nga shkeljet e lehta që dënohen nga 50 euro deri në 400 euro e deri tek ato më të lartat, që janë të dënueshme nga 400 deri në 10 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Ky projektligj, i cili ka dalë në konsultim publik javën që e lamë pas, ka për qëllim të rregullojë marrëdhëniet e punës, përfshirë kontratat e punës dhe format e lidhjes së kontratës, orarin e punës, gjobat, pushimin e lehonisë, pagën minimale, pushimin mjekësor, pushimin pa pagesë dhe elemente të tjera që përmbledhin fushën e marrëdhënies së punës. Ajo që vërehet tek ligji i ri janë një sërë dispozitash që ndalojnë diskriminimin e punëtorëve, por edhe një varg masash për mbrojtjen e punonjëseve shtatzëna dhe gjatë pushimit të lehonisë.

Ligji aktual i punës edhe pse ka shtatë vjet që është miratuar, nuk ka arritur që të gjejë zbatim, sidomos në sektorin privat. Mungesa e kontratave të punës, orari i stërzgjatur i punës, pushimi i lehonisë, pagesa jo e rregullt…, janë disa nga shkeljet që punëdhënësit në Kosovë iu bëjnë punëtorëve të tyre, sipas përfaqësuesve të punëtorëve. Problem, sipas përfaqësuesve, është edhe paga minimale, e cila, siç thonë ata, është e ulët dhe diskriminuese. Por megjithëkëtë çështja e pagës minimale parashihet që të rregullohet me një vendim të Qeverisë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?