Profesori i UP’së merr një urim të veçantë nga deputeti i PDK’së për ditëlindje

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi sot po feston ditëlindjen dhe me këtë rast i është dedikur një urim i veçantë nga deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku. Miqësia e tyre është parë e kahmotshme, madje nuk ka ditë që njëri apo tjetri nuk publikojnë fotografi në rrjete sociale ku shihen bashkë në aktivitete të […]
Miqësia e tyre është parë e kahmotshme, madje nuk ka ditë që njëri apo tjetri nuk publikojnë fotografi në rrjete sociale ku shihen bashkë në aktivitete të ndryshme.
Kujtojmë që Krasniqi është profesor i Fakultetit të Gazetarisë, e dikur mbante edhe pozitën e shefit të këtij departamenti.
Ja postimi i plotë në Facebook:
Sot miku im i shtrenjtë Milazim Krasniqi, ka ditëlindjen. Me këtë rast, dëshiroj t’ia uroj këtë datë të shënuar profesorit të nderuar e të respektuar.
I dëshiroj shëndet dhe çdo të mirë në jetë në angazhimin e tij intelektual.
E çmoj lart angazhimin e tij akademik e organizativ dhënë për të mirën e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës para, gjatë dhe pas luftës.
Është për t’u vlerësuar puna e tij që jep në edukimin e brezave të rinj që si kuadro të kontribujnë në forma të ndryshme për ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë.
Urime dhe respekt prof. Milazim Krasniqi.













