Profesoresha Pupovci tregon se shpresa e bënte të merrte pagë pa punuar

Profesoresha Pupovci tregon se shpresa e bënte të merrte pagë pa punuar

Sot gazeta e përditshme Koha Ditore ka publikuar një hulumtim që tregonte se nëntë punonjës të Fakultetit të Mjekësisë merrnin rrogë pa punuar fare në QKUK, shkruan Periskopi. Para tri orësh, në një shkrim të botuar në Facebook ka reaguar edhe Hatixhe Latifi Pupovci, e përmendur poashtu në atë hulumtim si një ndër nëntë abuzuesit. […]

Sot gazeta e përditshme Koha Ditore ka publikuar një hulumtim që tregonte se nëntë punonjës të Fakultetit të Mjekësisë merrnin rrogë pa punuar fare në QKUK, shkruan Periskopi.

Para tri orësh, në një shkrim të botuar në Facebook ka reaguar edhe Hatixhe Latifi Pupovci, e përmendur poashtu në atë hulumtim si një ndër nëntë abuzuesit.

Ajo ka shprehur ankesën pse është renditur e para në mesin e nëntë punonjësve keqpërdorues, ndërsa në fund të shkrimit të gjatë shfajësues ka thënë se nuk është larguar nga Instituti dhe nuk e ka ndalur pagën për vete duke shpresuar që një ditë do të kishte punë në të.

“Nuk e kam menduar ndonjëherë të largohem nga Instituti, pra të mos marrë pagë, nga shpresa se do të vjen një strukturë menaxhuese” shkruan ajo.

Lexoni shkrimin e plotë më poshtë:

Shkrim interesant, me shume gjase i porositur nga “i demtuari” nga une. Çuditërisht e para në mesin e nëntë profesorëve të përmendur në konotacion negativ jam unë, personi i vetëm, i përmendur më tej edhe në shkrimin në gazetë, jo në portal, që është angazhuar për eliminimin e këtij menaxhimi të keq që ekziston në QKUK qe disa vite – mos sigurim i kushteve për punë të stafit të Instituteve! Për sigurimin e kushteve të punës në Institutin e Fiziologjisë unë jam angazhuar përgjatë viteve për ç ’gjë unë kam fakte të cilat mund t’ia jap çdo gazetari. Megjithatë, për faktin se sot lajmi është krijuar me emrin tim, per problemin të cilin e ka shtjelluar gazetarja unë do te jap sqarimet në vijim.

  1. Institute janë pjesë e QKUK dhe me statutin e saj ato bëjnë veprimtari shëndetësore, arsimore dhe shkencore. Fatkeqësisht që nga pas lufta aty realizohet në plotni, më mirë se në çdo Katedër tjetër, vetëm veprimtaria arsimore dhe veprimtaria hulumtuese e cila sigurisht se është e mangët.
  2. Në institute momentalisht marrin gjysmë-pagë nga shëndetësia nëntë profesorë të Fakultetit të Mjekësisë por deri në këtë vit, derisa kanë dalë në pension, kanë marrë pagë edhe profesorë të tjerë si p.sh. Agim Vela, Hysni Daka, Halil Ahmetaj, Alush Gashi etj. Kjo për faktin se të gjithë këta e edhe të përmendurit në shkrim, qysh kur janë pranuar në punë shumë vite më parë, janë pranuar për të shërbyer edhe në pjesën shëndetësore. Atëherë nuk ka ekzistuar ndarja QKUK dhe Fakultet i Mjekësisë prandaj të gjithë të punësuarit në Fakultetin e Mjekësisë kanë qenë edhe pjesë edhe e Klinikave të atëhershme. Atëbotë, stafi arsimor i klinikave merrnin shtesën arsimore ndërsa stafi arsimor i Instituteve merrnin shtesën shëndetësore.
  3. Unë jam pranuar në Institutin e Fiziologjisë me Imunologji në vitin 1988, fillimisht si mjeke në Institut, pastaj jam zgjedhur asistente dhe në të njëjtën kohë kam vazhduar edhe veprimtarinë shëndetësore në këtë Institut. Para viteve të errëta, viteve të 90, në Institutin e Fiziologjisë me Imunologji ka funksionuar laboratori i endokrinologjisë dhe imunologjisë në të cilin unë kam punuar analiza nga më të ndryshmet në mesin e të cilave edhe ato që edhe sot janë aktuale siç është HLA tipizimi i indeve. Pas luftës ky laborator ka funksionuar pjesërisht deri në vitin 2011 ndërsa më vonë është shuar fare! Rreth shuarjes së laboratorit, implikimeve në xhepin e pacientëve, interesave se për çfarë po tentohet mbyllja:
  4. Kam shkruar shumë dhe këtë e dinë shumica e stafit të Fakultetit të Mjekësisë dhe QKUK.
  5. Per kete problem, funksionalizimin e laboratorit te Fiziologjise, pa pase asnjë pozitë udhëheqëse, me të gjithë stafin e Institutit kam shkuar që të bisedojmë me Drejtorin atëhershëm të QKUK, Nijazi Gashi.
  6. Per kete problem pa asnjë pozitë udhëheqëse kam shkuar ne zyren e ish Ministrin e shëndetësisë Imet Rrahmani. Kam edhe email pasues në të cilin i kam sqaruar ne detaje se si mund të funksionalizohet laboratori i Fiziologjisë. Këtij ministri i kam kërkuar që të blihen reagensët për testet alergjike për Ambulancën e Alergologjisë, gjë e cila është realizuar dhe ka tre vite që këtu ka reagensë për testet alergjike.
  7. Per kete problem i kam shkruar email Ministrit të tanishëm të shëndetësisë, Uran Ismajlit.
  8. Per kete problem para një jave i kam shkruar email udhëheqjes së tanishme të QKUK ku kam kërkuar të tregojnë pozicionin në raport me laboratorin e Fiziologjisë me qëllim të përpilimit të listës së pajisjeve të nevojshme për funksionalizim.

Pra, në kapacitetin tim prej profesori të ndërgjegjshëm, kam bërë të pamundurën, ndoshta edhe të palejueshmen, qe të funksionalizohet Laboratori i institutit ku punoj. Unë nuk kam më shumë kompetencë prandaj edhe këtu përfundon fuqia ime në këtë drejtim. Nuk e kam menduar ndonjëherë të largohem nga Instituti, pra të mos marrë pagë, nga shpresa se do të vjen një strukturë menaxhues e cila angazhohet në drejtim të funksionalizimit të laboratorit për të cilin aq shumë kam humbur energji e kohë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?