Presidenti austriak flet në Beograd, ndryshimi i kufijve është në tavolinë

Presidenti austriak flet në Beograd, ndryshimi i kufijve është në tavolinë

Presidenti i Austrisë, Aleksander van der Bellen, po qëndron për një vizitë dy ditore në Serbi. Ai sot është pritur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilin ka zhvilluar edhe një takim, ku kanë diskutuar rreth dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. Presidenti austriak në një […]

Presidenti i Austrisë, Aleksander van der Bellen, po qëndron për një vizitë dy ditore në Serbi.

Ai sot është pritur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilin ka zhvilluar edhe një takim, ku kanë diskutuar rreth dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Presidenti austriak në një konferencë të përbashkët për media, ka treguar se kanë biseduar edhe për çështjen e ndryshimit të kufijve.

Ai thotë se derisa kjo ide qëndron në tavolinë, sigurisht që do të ketë nga ta të cilët do ta kundërshtojnë një gjë të tillë.

“ Sa i përket idesë për shkëmbime të territoreve, unë jam i vetëdijshëm se ka qëndrime të ndryshme nga ekspertët. Pozicioni i Austrisë është që , nëse arrihet një marrëveshje paqësore, për të cilën pajtohen Prishtina dhe Beogradi, atëherë ajo duhet të konsiderohet e dobishme. E theksoj edhe një herë, marrëveshje paqësore”, ka thënë presidenti i Austrisë shkruan ‘rts’.

Për këtë ide ai thotë se duhet të pajtohen dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të cilët gjithashtu janë të përfshirë në zgjidhjen e këtij problemi.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian nuk dëshiron që të anëtarësojë anëtar të tjerë të cilët kanë ende probleme dypalëshe të pazgjidhura apo edhe konteste të kufijve.

“Unë mund të them që çështjet bilaterale të cilat janë të hapura duhet të zgjidhen përpara anëtarësimit, dhe kjo nuk duhet të kuptohet si një rezistencë e BE-së karshi Serbisë. BE-ja ka pasur dy eksperienca të këqija, dhe nuk dëshiron që një gjë e till të përsëritet për herë të tretë” , ka shtuar van der Bellen duke folur rreth problemet që kanë sjellë Sllovenia dhe Kroacia.

Me nimsë të presidentit të Austrisë, javë më parë ishte mbajtur një Forum në Alpbach, ku ishe diskutuar rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe gjetjes së një zgjidhje përfundimtare qoftë edhe përmes korrigjimit të kufijve.

Presidenti va nder Bellen dhe kancelari austriak, Sebastian Kurz, duket se kanë marrë një rol mjaft të rëndësishëm për zgjidhjen e problemit shumë vjeçar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /GazetaExpress/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?