Policia: Në hetimin e kërcënimit ndaj Bahtirit është përfshirë edhe Njësia për Krime Kibernetike

Policia: Në hetimin e kërcënimit ndaj Bahtirit është përfshirë edhe Njësia për Krime Kibernetike

Gjatë ditës së djeshme, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri është kërcënuar me vdekje. Kërcënimi në drejtim të tij është bërë përmes një e-maili, të cilin Bahtiri e kishte hapur në mëngjes. Kërcënimi thuhet të jetë shkruar në gjuhën serbe dhe se ndërlidhet pikërisht me insistimin e Bahtirit, për hapjen e urës së Ibrit. […]

Gjatë ditës së djeshme, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri është kërcënuar me vdekje. Kërcënimi në drejtim të tij është bërë përmes një e-maili, të cilin Bahtiri e kishte hapur në mëngjes.

Kërcënimi thuhet të jetë shkruar në gjuhën serbe dhe se ndërlidhet pikërisht me insistimin e Bahtirit, për hapjen e urës së Ibrit.

 

 

Lidhur me këtë çështje Indeksonline ka kontaktuar Zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili ka thënë se rasti është duke u hetuar si kanosje dhe se në hetim nuk po marrin pjesë vetëm hetues të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë.

“Sa i përket rastit të djeshëm, është duke u hetuar si kanosje. Nuk ka ndonjë risi, ndërsa me rastin përveç hetuesve të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, në hetim po marrin pjesë edhe Njësia për Krime Kibernetike nga niveli qendror”, ka thënë shkurt Zaiti.

I pari i Mitrovicës së Jugut dje nuk ka hezituar të deklarojë se kërcënimi në drejtim të tij u bë pikërisht nga njerëzit e njëjtë që e patën kërcënuar edhe politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

“Unë do t’i çoj proceset përpara pa ndal asnjëherë dhe…nuk do të ketë askush që mund ta ndalojë procesin e hapjes së urës…Ura do të hapet shumë shpejt. Mesazhi për qytetarët e mi është që të rrinë të qetë dhe mos të brengosen fare, sepse kryetarin s’ka kush që e frikëson”, pati deklaruar dje Bahtiri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?