Policia jep detaje rreth kërcënimit me vdekje ndaj Agim Bahtirit

Policia jep detaje rreth kërcënimit me vdekje ndaj Agim Bahtirit

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri sot vetë ka treguar se është kërcënuar me vdekje përmes një e-maili në gjuhën serbe që i kishte arritur në zyre. Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se po hetohet si kanosje. ‘’Rasti është raportua sot në […]

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se po hetohet si kanosje.

‘’Rasti është raportua sot në Polici. Bëhet fjalë për një email të pranuar në adresën zyrtare të komunës dhe ka nisur të trajtohet prej Policisë. Tash për tash, sipas elementeve  dhe Prokurorit të rastit është cilësuar si kanosje dhe po vazhdon të hetohet si kanosje. Detaje tjera nuk ka për momentin. Tash për tash nuk ka të dyshuar.’’, ka thënë Zahiti për Periskopin.

Në anën tjetër, kryetari Bahtiri ka bërë të ditur se kërcënimi vjen nga serbët dhe ndërlidhet me insistimin e tij për hapjen e urës së Ibrit.

Ai ka premtuar se procesin për hapjen e urës nuk do të mund ta ndalojë askush dhe se ura do të hapet shumë shpejt, por nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë.

Bahtiri ka porositur qytetarët që të jenë të qetë dhe mos të brengosen për mesazhe të tilla, sepse siç u shpreh ai, kryetarin s’ka kush që mund ta frikësojë.

Kujtojmë që Agim Bahtiri para disa ditësh ka paralajmëruar se në hapjen e Urës së Ibrit do të këndojë Shakira.

“Sot në ora 10:00 kam marr një e-mail kërcënues ku kërkohet vdekja ime dhe po ju them të gjithëve se mesazhet e tilla nuk çojnë askund. Agim Bahtirin s’ka kush në botë që e frikëson… Nga ana e serbëve… Rastin e kam lajmëruar në polici, policia, hetuesia kanë ardhur menjëherë dhe janë duke gjurmuar…Kjo, përmendet edhe në mesazh, ndërlidhet me urën…Unë do t’i çoj proceset përpara pa ndal asnjëherë dhe… nuk do të ketë askush që mund ta ndalojë procesin e hapjes së urës…Ura do të hapet shumë shpejt… Mesazhi për qytetarët e mij është që të rrinë të qetë dhe mos të brengosen fare, sepse kryetarin s’ka kush që e frikëson”, ka thënë Bahtiri./Periskopi/

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?