Policia jep detaje për ngjarjen e mbrëmshme në Prishtinë

Policia jep detaje për ngjarjen e mbrëmshme në Prishtinë

Policia e Kosovës jep detaje rreth ngjarjes që ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Arbëria” ku ka pasur edhe të shtëna me armë. Sipas Policisë rreth orës 21:00, përderisa policët në rroba civile kanë provuar të ndalojnë veturën e dyshuar VW Golf, ngjyrë e kuqe, me tre persona, të njëjtit kanë shpërfillur urdhrat e policisë për t’u […]

Policia e Kosovës jep detaje rreth ngjarjes që ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Arbëria” ku ka pasur edhe të shtëna me armë.

Sipas Policisë rreth orës 21:00, përderisa policët në rroba civile kanë provuar të ndalojnë veturën e dyshuar VW Golf, ngjyrë e kuqe, me tre persona, të njëjtit kanë shpërfillur urdhrat e policisë për t’u ndalur, duke filluar ta godasin në vazhdimësi me veturën e tyre veturën e policisë në lëvizje dhe një nga ta  ka drejtuar armën e zjarrit policëve të cilët në atë moment, duke vlerësuar rrezikun e drejtpërdrejtë për jetën e tyre kanë përdorur armën për të neutralizuar veprimet e rrezikshme të të dyshuarve  që në ato çaste kanë mund të jenë fatale për jetën e policëve.

Ndërkohë që ka vazhduar ndjekja dhe është shtuar  mbështetja policore, është bërë i mundur ndalimi i detyruar i veturës së dyshuar në lagjen “Përroi i Njelmët” në Prishtinë, si dhe kapja dhe arrestimi i dy të dyshuarve; S. M,  24 vjeç, si dhe D. S,  35 vjeç.

I dyshuari i tretë N. S,  25 vjeç,  ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes dhe  aktualisht është ne arrati.

Ky i dyshuar i njohur për policinë ka qenë edhe më herët në kërkim policor për raste të grabitjes dhe plagosjes të ndodhura kohë më parë.

Përgjatë kontrollit të bërë veturës së dyshuar si dhe të dyshuarve të arrestuar, policia ka  gjetur dhe sekuestruar: Një revole të tipit Zoraki,  të kalibrit 7.65 mm, me gjashtë fishekë, një thikë, një shufër metalike, një sasi substance që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe disa telefona celular.

Dy zyrtar policor kanë marrë lëndime trupore përgjatë ndjekjes nga goditja e veturave, dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, përderisa vazhdon të jetë në kërkim policor i dyshuari i arratisur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?