Policia demanton, s’ka të vdekur nga përleshja e armatosur në Prishtinë

Policia demanton, s’ka të vdekur nga përleshja e armatosur në Prishtinë

Një përleshje e armatosur ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës, mes Policisë së Kosovës dhe disa personave të dyshimtë, në Prishtinë. Fillimisht është raportuar se një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur si rezultat i kësaj përleshjeje, por Policia ka hedhur poshtë këtë pohim. Rasti ka ndodhur tek lagjja “Përroi […]

Fillimisht është raportuar se një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur si rezultat i kësaj përleshjeje, por Policia ka hedhur poshtë këtë pohim.

Rasti ka ndodhur tek lagjja “Përroi i njelmët”, rreth orës 21 e 30 minuta. Policia ka qenë duke e ndjekur një veturë të tipit Volkswagen Golf 5, në të cilën kanë qenë disa persona.

Pasi është ndaluar vetura e sipërpërmendur, ka ndodhur përleshja me armë.

“Pasi është shtuar mbeshtetja policore ështe bërë i mundur ndalimi i veturës së dyshuar”, si dhe “kapja dhe arrestimi i dy të dyshuarve të këtij rasti”, ka thënë Policia.

“I dyshuari i tretë ka arritur të ikën nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në arrati, porse i njëjti është identifikuar dhe është në kërkim policor”, sipas Policisë.

Ky i dyshuar “ka qenë edhe më herët në kërkim policor për raste të grabitjes dhe plagosjes, të ndodhura kohë më parë”, ka treguar Policia.

Në veturën e dyshuar, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: një revole të kalibrit 7.65 mm me 6 fishek, një shufër metalike, një sasi substance që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe disa telefona celularë.

Policia ka bërë të ditur se “oficerët policorë kanë marrë lendime trupore përgjatë ndjekjes nga goditja e veturave, përderisa deri me tani nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit”.

“Operacioni për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të tretë është duke vazhduar, perderisa të arrestuarit, konform rekomandimit të Prokurorit të Shtetit, dë të procedohen mëtej në procedure hetimore”, ka njoftuar Policia

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?