Përmes përgjimeve, zëvendësministri Cena u zbulua për ryshfetmarrje

Personi i fundit me të cilin ka folur biznesmeni Hazer Shehu para arrestimit dyshohet se ishte zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Shehu, sipas hetimeve të Prokurorisë, kishte pranuar një telefonatë nga zëvendësministri Cena pesë minuta para orës 11:00 të shtunën, periudhë kjo ku Shehu në koordinim me zyrtarin e Komunës së Rahovecit, Nysret Shalën […]

Shehu, sipas hetimeve të Prokurorisë, kishte pranuar një telefonatë nga zëvendësministri Cena pesë minuta para orës 11:00 të shtunën, periudhë kjo ku Shehu në koordinim me zyrtarin e Komunës së Rahovecit, Nysret Shalën po planifikonin që të merrnin një ryshfet nga një qytetar në shkëmbim që të dy në koordinim t’ia mundësonin këtij të fundit të fitonte një grant në bujqësi nga Agjencia për Zhvillim Rajonal (AZHR), shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga informatat që i ka siguruar gazeta nga burime të sigurta, zëvendësministri Cena nuk ka qenë pjesë e hetimeve që po zhvilloheshin nga ana e Policisë. Hetimet kishin filluar javë më parë kur një qytetar kishte lajmëruar Policinë e Kosovës se Hazer Shehu, pronar i kompanisë “Gentle Research”, e cila bën hartimin e biznes planeve për përfitim të granteve nga donatorët, i kishte kërkuar ryshfet që të fitonte këtë grant. Policia në koordinim me Prokurorinë e Shtetit përmes metodave të simulimit kanë nisur hetimin e rastit.

Shala e Shehu kanë qenë duke u përgjuar nga Policia, por jo edhe zëvendësministri Cena. Derisa të shtunën planifikohej që qytetari të dorëzonte paratë përmes masave të fshehta pjesë e hetimit është bërë edhe Cena.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?