Për SHBA-në, kjo është zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe Serbinë

Ish-ambasadori i SHBA-së në Beograd, tani kryetar i institutit “East West”, Cameron Munter, ka deklaruar se për Washingtonin lëvizja më e mirë do të ishte nëse do të kishte njohje të ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës. “Zgjidhja më e mirë është që Kosova e pavarur dhe Serbia e pavarur të mësojnë të punojnë njëra me […]

“Zgjidhja më e mirë është që Kosova e pavarur dhe Serbia e pavarur të mësojnë të punojnë njëra me tjetrën, që të punojnë për të ardhmen”, ka thënë ai për televizionin N1, përcjell Koha Ditore në numrin e sotëm.

Duke komentuar deklaratën e ambasadorit aktual amerikan në Serbi, Kyle Scott, i cili ka thënë se Kosova për SHBA-në është shtet i pavarur, Munter përkujtoi se sa ishte ai ambasador në Beograd, SHBA-ja e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Siç e ka thënë ambasadori Scott, kjo nuk është asgjë e re. Ky është qëndrim i SHBA-së ndaj një shteti të vërtetë, sikur që edhe Serbia është shtet i vërtetë. Ky është qëndrim ynë që prej 10 vjetësh. Befasohem që kjo i befason serbët. Amerika gjithmonë ka konsideruar se ka një të ardhme për Kosovën e pavarur dhe për Serbinë e pavarur bashkë, në marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe në rrugë drejt Evropës, me përkrahje nga miqtë amerikanë. Ky gjithmonë ka qenë qëndrimi ynë dhe mendoj se pikërisht këtë e ka thënë Kyle Scott”, tha Munter.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?