Për krime lufte në Kosovë janë dënuar 34 shqiptarë, 4 serbë dhe një malazez

Nga gjithsej 111 të akuzuar për krime lufte në Kosovë, deri tash janë dënuar 39 persona. Prej tyre 34 janë shqiptarë, 4 serbë dhe 1 malazias, raporton KTV. Kështu u tha gjatë prezantimit të publikimit “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018” të realizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, […]

Prej tyre 34 janë shqiptarë, 4 serbë dhe 1 malazias, raporton KTV.

Kështu u tha gjatë prezantimit të publikimit “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018” të realizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, në Qendrën e Dokumentimit në Prishtinë.

Pjesë të këtij publikimi janë edhe lëndët që kanë të bëjnë me një numër të akuzuarish, të cilët pas ngritjes së aktakuzës kundër tyre, janë arratisur nga paraburgimi në Mitrovicë apo nga spitali i Mitrovicës gjatë viteve 2000 dhe 2001.

Anka Kurteshi Hajdari tha se kjo pasqyrë nuk do të shërbejë vetëm si udhëzim, por do të jetë edhe një burim i besueshëm dhe i dobishëm i informacioneve për këto gjykime. Ajo shtoi se mosbashkëpunimi juridik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë një nga shkaqet që i ka ngadalësuar këto procese. Po ashtu, mungesa e dëshmitarëve ka ndikuar në mosdënimin e serbëve.

Ndërkaq, Amer Alija i ka prezantuar të dhënat statistikore nga ky publikim.

Kjo pasqyrë përbën të dhëna për 48 lëndë.

Ato janë të prezantuara bazuar në emërtimet zyrtare, sipas së cilave në këto lëndë janë zhvilluar procedura penale në bazë të aktakuzave të ngritura për krime lufte në Kosovë që nga viti 1999-2018.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?