Pasi u tha se Lesoto ka tërhequr njohjen e Kosovës, vjen reagimi i MPJ’së

Pasi u tha se Lesoto ka tërhequr njohjen e Kosovës, vjen reagimi i MPJ’së

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës e ka cilësuar si një lajm të rremë dhe prodhim të Beogradit, pretendimin e ministrit serb, Daçiq, se Republika e Lesotos e ka tërhequr njohjen për Republikën e Kosovës.  Sipas tyre veprime të tilla nga Beogradi po vijnë në kohën kur Republika e Kosovës  po provon […]

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës e ka cilësuar si një lajm të rremë dhe prodhim të Beogradit, pretendimin e ministrit serb, Daçiq, se Republika e Lesotos e ka tërhequr njohjen për Republikën e Kosovës. 

Sipas tyre veprime të tilla nga Beogradi po vijnë në kohën kur Republika e Kosovës  po provon që të faktorizohet në rangun ndërkombëtar.

“Sikurse edhe në kaluarën edhe ky ‘dokument’ është prodhuar në Beograd për të krijuar një lajm të rremë, pikërisht në kohën kur Kosova është në vlugun më të madh të faktorizimit të saj në organizatat e fuqishme ndërkombëtare, përderisa diplomacia serbe nuk posedon asnjë instrument për të penguar këtë proces. Të vetmin efekt të këtij komunikimi të Beogradit dhe të dokumenteve të tilla, përpos se lajme ditore, nuk kanë arritur të prodhojnë asgjë”, thuhet në reagim.

Nga MPJ thonë se veprime të tilla të Serbisë janë vazhdim i çasjes së tyre destruktive karshi përparimit të Republikës së Kosovës.

Reagimi i plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po përcjellë më vëmendje qasjen destruktive të Serbisë në lidhje me krijimin e lajmeve të rrejshme, me qëllim përhapjen e propagandës dhe konspiracioneve në lidhje me zhvillimet në rajon, dhe veçanërisht në lidhje me Kosovën.

Është veçanërisht shqetësuese që një pjesë e këtyre lajmeve merren dhe përhapen nga mediat të ndryshme në rajon dhe hera herës edhe në Kosovë.

Tashmë është konfirmuar që pohimet e Serbisë në lidhje me gjoja tërheqjen e disa njohjeve nga vendet sikurse Guniea Bissau, Liberia, Gana, nuk kanë qenë asnjëherë të vërteta, përpos se në trillimet dhe imagjinatën e disa figurave të vetmuara në Beograd.

Është koha e fundit që liderët në Serbi ta kuptojnë që sukseset e Republikës së Kosovës sikurse ai në Armeni, nuk mund të ndalen dhe as të mbahen të fshehura. Përkundrazi, ishin po disa nga ato vende për të cilat Serbia pretendonte që po ri-konsideronin çështjen e njohjes, të cilat ishin në favor të avancimit të statusit të Republikës së Kosovës nga vend vëzhgues në vend të asocuar.

Ministria e Punëve të Jashtme ka përcjelle dhe analizuar me vëmendje edhe deklarimin e fundit të Presidentit Vucic, në lidhje me pohimet e tij se vendet perëndimore po përkrahin fuqishëm Kosovën në synimet e saja për anëtarësim në organizata tjera ndërkombëtare.  Dëshirojmë t’i rikujtojmë këtyre figurave në Beograd, që perëndimi dhe Republika e Kosovës janë do të vazhdojnë partneritetin e tyre të plotë dhe harmonik, jo vetëm në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, por edhe në të gjitha agjendat ku demokracia, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar, kërkojnë involvimin aktiv të Kosovës.

Sikurse edhe në kaluarën edhe ky ‘dokument’ është prodhuar në Beograd për të krijuar një lajm të rremë, pikërisht në kohën kur Kosova është në vlugun më të madh të faktorizimit të saj në organizatat e fuqishme ndërkombëtare, përderisa diplomacia serbe nuk posedon asnjë instrument për të penguar këtë proces. Të vetmin efekt të këtij komunikimi të Beogradit dhe të dokumenteve të tilla, përpos se lajme ditore, nuk kanë arritur të prodhojnë asgjë.

Për Ministrinë e Punëve të Jashtme çështja e deficitit demokratik në Serbi, është çështje e cila është një fakt i kryer për të cilin jo vetëm rajoni, por edhe perëndimi e sheh si problematik Sidoqoftë Republika e Kosovës nëpërmjet partneritetit të saj strategjik me do të arrijë t`i menaxhojë refleksionet negative ndërkombëtare të këtij deficiti i cili fillon nga Vucic dhe Dacic.

Praktika e shfrytëzimit të lajmeve të rrejshme nuk përkon me nevojën për përmbushje të kritereve demokratike të kërkuara nga Bashkimi Evropian, dhe as me synimet e promovimit të kulturës konstruktive mes vendeve fqinje në rajonin Ballkanik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?