Pas rrëfimit të Vasfijes, publiku gozhdon deputetët që kishin votuar kundër Ligjit për personat e dhunuar në luftë (Foto)

Rrëfimi i Vasfije Krasniqi Goodman për atë që përjetoi në luftë, ka rikthyer edhe një herë në fokus debatin për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Derisa ka pasur edhe deputetë të cilët kishin votuar kundër futjes në Ligj të grave të përdhunuara gjatë luftës, publiku ka nisur t’i rikthejë emrat e tyre […]
Rrëfimi i Vasfije Krasniqi Goodman për atë që përjetoi në luftë, ka rikthyer edhe një herë në fokus debatin për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Derisa ka pasur edhe deputetë të cilët kishin votuar kundër futjes në Ligj të grave të përdhunuara gjatë luftës, publiku ka nisur t’i rikthejë emrat e tyre bashkë me votën e tyre kundër.
Nëpër rrjetet sociale, po shpërndahen me të madhe emrat e deputetëve e madje edhe disa deklarata të tyre, si ajo e Blerta Deliu Kodrës dhe Shaip Mujës.
“Edhe ideja ime është që të formohet një komision brenda Qeverisë për shkak se kam frikë që duke u munduar ta bëjmë një ligj dhe vërtet t’i ndihmojmë kësaj kategorie të shoqërisë, mos po ndikojmë që ky numër i këtyre të rritet’, pati deklaruar atëkohë Blerta Deliu.
Ndërkaq Shaip Muja pati deklaruar:
“Ky problem është shumë sensitive, ky problem duhet të ngremë kapacitete profesionale mjekësore që duhet të trajtohen dhe nëse klasifikohen nga ekspertë mjekësorë të futen në skeda sociale’.
Nëpër rrjete sociale, po ashtu qarkullon edhe fotografia me deputetët që votuan kundër Ligjit për personat e dhunuar në luftë. /Periskopi/













